Poezi nga Fatbardha Sulaj

Poezi nga Fatbardha Sulaj
 
 
***
 
…u takuam larg në fjalë,
në ëndrrat e Surmës,
ishim të pazëvëndësueshmit,
kur balta e kuqe mbuloi lëkurët tona,
ishim,
tani jemi një tribu e përçarë.
 
 
 
***
 
…maji im i brisht,
tekanjoz sa të ngjaj,
maji im gjysmë diell,
gjysmë shi,
për kohë zanash,
për pritje perëndeshash,
për muzikë harpash
dhe iso zogjsh vetmimtarë,
maji im zahir.
 
 
 
***
 
…lot pakuptim në sy të panjohur,
në sy si ujrat e Drinit
ndalesave të paqta,
që s’ fshehin dot
as dhimbje ,
as dashuri,
lot të pakuptimtë
në sy të panjohur
ku fjala s’ di të flasë.
 
 
 
***
 
..mblodhëm mëngjeset rozë,
të bardhë, të kalër blu,
të artë, gri, të trishtë,
i mblodhëm në një gotë të kristaltë,
kur frekuencat e tyre
u mbivendosën rastësisht,
mëngjese jete në një çast.
 
 
 
***
 
…kohë e harruar,
kohë e vjetër,
mbi pentagrame
nota muzike të zverdhura,
gati të padukshme,
kohë e keqpërdorur,
si bllok shënimesh,
kohë e harruar,
telefonata të humbura,
tinguj të pakrijuar…
kohë që ikën pa kthim…
 
 
 
***
 
…duke numëruar sekondat,
humbe kohë,
duke ngritur kështjella
tymnajash larg,
dhe ti si të t’ jerë,
pa asnjë grimë ndryshimi,
varesh në kultet e tua.
 
 
***
 
..dehur prej tingujve
që bashkuan pikat e emocioneve
ti dhe tingujt,
ti dhe harlisja,
asgjë më shumë,
dhe mjegulla e një cigare,
që lartohet errësirës….
 
 
 
***
 
…i fshiva mëngjeset, mbrëmjet,
netët gjithashtu,
e fshiva dhe ditën ,
tani kam një hapësirë të pa orientuar…
 
 
 
***
 
…tingujt zgjuan shpirtrat
e fjetur në alefin e fundit,
ne ishim dhe kaq,
energjia u mbyll në shishe mediatike,
nuk di a e gjejmë veten,
as kaltërsia nuk do di sa do jetë,
 
ndaj mos e flak biletën e fundit,
kjo do të kujtojë më gjatë stacionet urbane.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s