PO , ISHTE NJË ZË… / Tregim nga Ramiz Kuqi

PO , ISHTE NJË ZË…

 

Tregim nga Ramiz Kuqi

Të premten A. u zgjua vonë, sepse bëri gjumë të çrregullt nëpër ëndrra. Ai ishte mësuar me orarin e gjumit mu si akrepat që sillen mes atij rrethi të orës, me ato lëvizjet ritmike tik-tak që shpesh të çojnë në mesnatë .Kur kalonte ajo kohë, ai mbështillej me batanijen e tij , të cilën e kishte sjellë nga vendlindja disa vite më parë. I dukej se ajo i sillte gjumë të qetë dhe , ia ngrohte gjymtyrët e trupit.

Edhe atë natë u soll disa herë, majtas e djathtas . Paka para agimit doli në kopshtin e tij, të cilin e kishte kositur me kositëse bari, Nuk ishte ajo kositsja e vjetër që herë ndizej e herë ndalej e ta këpuste dorën duke e tërhqequr me forcë deri në këputje. Nata ishte e qetë e dritat në oborr i jepnin një pamje vezulluese.Lulet që kishte vaditur para se të binte në gjumë, kishtin ngritur kokën lart sikur donin t’i puthnin degët e holla të bredhave, mbjellë para më shumë se shtatë vitesh. Qielli ishte mbushur me yje.Bëri disa lëvizje nëpër oborrin e shtruar me gur katrorë, mbylli derën e garazhës, u ul në tavolinën e plastikës, të cilën e kishte vendosur para tri ditësh, kur vapa kishte mbërri kulmin në malet e fjordeve. Iu duk për një çast se ishte mes maleve të Rugovës. Në çdo cep të këtij vendi nordik, frymon dora e njeriut të qytetëruar. Ruhet çdo gjë, simomos prerja e maleve paguhet me gjobë të rëndë.Padashur iku me mendje në malet e atdheut të vet. Askush askend më nuk e njeh. Malet, ato malet e larta, me drunj të gjatë, lisat me trup të gjerë, i bën rrafsh me tokë. Hanë e pinë në mbrëmje njerëz të pyjeve, policë e njerëz me nam emri në shtet dhe prerja vazhdon edhe të nesërme, bile në pikë të ditës. Një zë nga brenda sikur e qortoi: Fjalët e shkëputura e të përziera grindeshin me njëra – tjetrën , si një këmbanë e shurdhër në kokë. Shkëputi një dhe vuri lapsin dhe e shënoi në ditar: Po ç’dreqin ti ke punë me male dhe pushtetarë?

-Kamp o si nuk kam.-folo më veten. Malet janë mburojë e jetës, Thithin ujin e shiut dhe e ndjellin përsëri.Kur të prehet mali e të bëhet rrafsh sa edhe breshkën mund ta shohësh prej kodre në kodër, vërshimet marri më vete gjithçka.

-Shumë ëndrra kishe pasur -, u dëgjua një zë si fjalë që i trokiste nëpër veshë. Ti do ta ndreqësh token që e lane djerrinë që askush një fije bari nuk e heq më ? Edhe të rrok zori edhe për fabrikat e shitura, për pasurinë përrallore që kanë bërë njerëzit e pushtetit, për pajtmin e kokave që dje donin ta piqnin njëri-tjetrin në hell sikur qengjin? E di ti se kombit i duhet bashkimi i kokrrave? Ti ende nuk e di sa kombëtarë janë këta? Po kush ka guxuar deri dje ta fshij nëpër letra e dokumente zyrtare fjalën shqiptar e ta zëvëndësoj atë me komb kosovar? A nuk bëhet bashkimi më lehtë a?

– Mos fol gjepura, – iu drejtua zërit të padukshëm që atë natë ia kishte marrë gjumin. Po e shëtiste si lundrën nëpër vale deti dhe kjo atij i dukej mire, edhe pse shpesh kishte përfytyrimin se po përplasej nëpër ata shkëmbinj, të cilët asnjëherë nuk i kishte parë. Po i shihte atë natë, falë zërit të padukshëm.

– Jo, jo,- iu përgjegj zërit. Vinte ashtu si nga shushurima e gjetheve , shkelur nga ndonjë këmbë njeriu. Ishte një zë misterioz.Por portret nuk kishte. As fytyrë, as hundë, as buzë , as xhaketë të shkopsitur.Pak para se dilte agimi, pa disa re , të mbledhura si lëmsh matanë detit dhe iu duk se u shpërnda një tufë zogjsh nëpër qiell. Zgjati kokën përtej mollës , e cila tashmë kishte hapur sythat për lulëzim, por atë lëmsh mjegulle nuk e pa më. Iu duk se u ba shkëndijë zjarri nëpër fjalë.

– Je hidhëruar me mua, – i tha ai zë që nuk e dinte se nga i vinte ? Unë jam zëri i muzës. Trokas në kullën tënde, kur të rrëmben malli a ankthi për ditën me shi në atdhe. Atje ku dita e nata janë në luftë nga përfundimi i luftës. Atje ku nënat janë lodhur me paknarta në dorë udhëve të shpirtit e askush më nuk i dëgjon. Atje ku të palarat vlojnë.

-Pak të besoj, -zë i muzës,- i tha bashkëbiseduesi në orët e vona .Janë njerëz me shpirt atdhetari.
– Hahahaha, – u zgërdhi ai zë…Ti nuk jeton në token e bukës. Unë i shoqëroj ata në çdo kohë, në çdo veprim e maskararenj ka shumë, shumë atje.Janë veshur me petkun kombëtar. Po duart i kanë zhytur në çdo fëlliqësirë. E dëgjove një ambsador amerikan sot?
– Jo se nuk mund t’i gjej kanalet televizive këtu. Eh, do ta shpjegoj unë Ty?
-Po, pop se jo . Po ç’emër ke ti që ma ke marrë gjumin e s’më lë ta vë kokën në jastëk?

Ambasadori tha sot publikisht se shqiptarët, kudo që janë, të ndarë dikur nga Evropa nëpër kancelaritë evropiane, kurrë nuk kanë shprehur interesim për t’i bashkuar trojet shqiptare, të cilat dikur fqinjtë ballkanas ua rrëmbyer me dhunë, vrasje, dëbime.. a nuk i ke parë ato skena nga Çamëria, Kosova, Vuthaj, Mollë e Kuqe? Ku jeton Ti?- i tha ai zë si me zemrim?

-Po bën politikë përçarëse, – i tha zërit, sikur ai të ishte afër tij.

-Jo, unë jam kujdestari historik, kujdestari i natës. Sepse natën shndërrohem edhe në muzë, për njerëzit e urtë të fjalës jam ëngjëll, për maskarenjtë regjistroj në ditarin tim…një ditë i hedh në Gjyq..atje ta marrin mendimin e merituar,

– Hmmmm, – i tha zërit. Ti po me frikëson edhe mua.

– Shkruaj e mos u frikëso nga fjala. Ajo gjithmonë ka fituar në fund. E kanë ngarkuar si Sizifin me gurë mbi supe, por ka triumfuar. Atëherë njerëzit do të marrin frymë lirë.

Pak para se të lidnte dielli, A.kishte rënë në gjumë të thellë, sikur bie anija mbie det pa valë. Nga mesi i ditës u zgjua trembur me ëndrrat që kishte përjetuar mbrëmë dhe, me zërin që e kishte futur nëpër labirinte të ndryshme, pa menduar fare . Ai zë ishte tretur.

U ngrit nga shtrati, la batanijen pa e paluar, përgatiti një kafe dhe doli në kopshtin e tij mbushur me aromë lulesh e jargovanësh. Mbi tavolinën e plastikës kishte harruar një pjatë të thellë me disa biskota pa sheqer.U habit si kanë mundur të tretën aq shpejt, për një kohë aq të shkurtër. Mos vallë i mori zëri mbrëmë? U ul në terasën e mbuluar mirë , me xhama të tejdukshëm dhe para tij shtriheshin në horizont shtëpi të bëra nga druri

.Kur ktheu kokën nga kopshti, pa dy lejlekë që zgjatën sqepin e tyre gjatë dhe pasi rrëmbyen nga një biskotë, pa u grindur fare, fluturuan drejt qiellit, andej nga dëgjohej shungullima e një fabrike që nuk di të pushojë kurrë. U gëzua shumë se nga ajo tavolinë ishin ushqyer nga mëngjesi lejlekët.

Por , nuk e mori vesh në sihte ajo muzë poetike, apo zë, zë nate që nuk duket, po i vinte atij ashtu nëpër veshë.
Po ishte një zë… që e trembi dhe e endi nëpër botë.

Oslo, më 26.5.2017

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s