Poezi nga Alketa Setafania Caca

Poezi nga Alketa Setafania Caca

 

TURRË DRUSH…

Kam mall për veten,
kur ditët ngjanin me flamuj të bardhë,
kur rrija me orë të tëra në ballkonin e shtepisë
e thithja aromën e drurëve të stivuar,
përzierë me sapunin larës të rrobave.
Kam mall për vitet,
kur nuk e njihja luftën me veten,
kur kungullin
e krahasoja me diellin e bukur të mëngjesit,
ndërsa shiun me zukamën e bletëve
deri sa gjumi më rrëmbente për ëndrra…

Malli për veten më ka braktisur,
ecen vetja mbi perona të holla,
hurmat kalben duke pritur t’i ha,
nuk e dinë gjithashtu që unë harroj të vadit
borzilokun në poçen e vogël pranë çezmës.
Harroj të trukohem,
harroj të ndihem femër
e kështu ditët ngjajnë me një kaktus të tharë,
vetja ime përplaset me hijet e hijeve,
violat nuk kanë shkëlqim
në gotën që mban shkronjën e emrit tim.

Kam mall për zemrën
që fle në varrezat pranë detit,
rrethuar me valët e grunjta të moshës.
Mall për sytë jeshile
që më puthnin dhimbjet në heshtje,
pa kërkuar lekurën time si shkëmbim
frikësuar si hëna kur e gëlltit pabesia.
Kam mall për veten,
për sandalet që më blinte mamka
në ditën e lindjes
dhe nga gëzimi i mbaja poshtë jastëkut….

AS.C
21/5/2017/Melbourne

 

MOS MË THUAJ ASGJË

Më thuaj i dashur,
të kanë zhgënjyer ndonjëherë ëndrrat,
kush është fajtori,
kur zemra nuk shpërblehet?

Më thuaj kë dëgjon
të jesh i lumtur,
çfarë shpenzon syri yt
të ndryshojë shiritin e filmit të jetës?

Më thuaj pse zhytesh në mëkate?
Më kaplojnë mendime të zymta
mund të shkatërrosh veten,
zogu im i dobët i shenjtë.

Më thuaj i dashur,
si të zhgarravit frymën e shpirtit?
Kryqi mbi gjoks më tingëllon misteret,
veshur me këmishën e vjetër të natës.

E mirë, mos më thuaj asgjë i dashur,
poezia që shkruajta për ty
nuk ka çmim,
ajo mbart veç peshën e vuajtjes.

AS.C
6/4/2017/Melbourne

 

YJE NË MESDITË…

Ti dashuri, nuk e di,
që je si jeshilja e barit,
si zogjtë kur lahen me verë,
si deti kur dielli mbyll sytë.

Ti dashuri,
nuk e di ç’ndodh në një çast,
kur shega rrjedh mbi buzë,
këmbët janë përgjuese.

Ti dashuri,
nuk e di që shiu bëhet shtrat,
gëlltit përrenjtë e bardhë,
e mbledh tufa – tufa yje në mesditë.

Ti dashuri,
nuk e di sa dritë ka njeriu,
kur zemra rrëfehet,
bota ndihet e gjallë.

AS.C
Melbourne

— e Enjtja ka hyrë…shiu po bie dashurisht…
Dritaret i kam lënë hapur të puth aromën e tij…

 

One thought on “Poezi nga Alketa Setafania Caca

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s