Poezi nga Hysen Grajçevci

Poezi nga Hysen Grajçevci
 
 
ËNDRRA IME…
 
Në dallgë stuhishë
e në rrjedhim motesh,
shqip, emëronim dhimbjet!
Agimeve, thurnim këngët,
melodinë e zogjve…
Sot, ëndrra ime, pikturë
me njëmijë ngjyra, të zbehta!?
 
 
 
GJURMË NË SHEKUJ
Në hartën e vjetër
Shpupurisin shkronjat
Emrat lexoj me lupë
Rrudhi ballin
Shikimin mbaj
Në gjurmët e kohës
Lexoj fjalën “Dhembje”
Në shekuj kemi bërë historinë
Me shekuj
Jemi dergjur e regjur në prita
Me vite kemi rënë
Dhe jemi ngritur me ëndërrimin për shtet
Me ëndrrën Liri
Liria i ka rrënjët në gjak
Çmimin e ka dhimbje
Aty ku më së shumti dhemb
Kafshon
Dhe lotin ia nxjerr nënës
Lotin që përvëlon.
 
 
HESHTJA MITIKE
(Lasgush Poradeci)
 
Në sy
Në atë syrin e ngrirë në bronz
Të hetova shikimin
Në buzë ta lexova fjalën e pathënë
Vdekja mistike
Heshtjen e pate mike
Heshtja të ishte bërë dhe mit
Për vdekje shembull more Nositin
Amanetin sakrificë në vepër
I trishtuar për të vërteten
Të fshehtën ia rrëfeve liqenit
Tani për çdo ditë nga valëzat
Dëgjoj pëshpërimën e Muzës
Ndiej edhe psherëtimën e Nositit në flijim.
 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s