Poezi nga Ollga Selmani

Poezi nga Ollga Selmani
 
 
Kthehen në legjendë
 
Këto rrugë, janë arkiva.
Në të dy anët, drurët e tyre, kanë shkruar,
në rrathët e tyre shekullorë,
historitë e njerëzve që janë dhe atyre që shkuan.
 
Me kalimin e kohës, këto histori , kthehen në legjenda,
që i këndojnë zogjtë, nga këto anë.
Në këngët e tyre të sapo deshifruara,
kanë filluar të dëgjohen, emërat tanë.
 
 
Dhe fjala që kemi në mes
 
Pas shiut, gjethet u bënë shkëlqimtare .
Erërat e lehta i shkrifërojnë,
degët e drurëve të rrugëve të mia,
mëngjeseve, tek shkel, mbi to .
 
Ndër hapa, lehtësisht, të njohur,
më shfaqen njerëzit, një nga një .
I njoh të gjitha siluetat,
e rrugës sime, përmbi të .
 
Ne jemi njerëz të një rruge,
që na bashkon ky qytet,
që na bashkojnë, këta krahë drurësh
dhe fjala, që kemi, në mes .
 
 
 
Si heshtje grash
 
Si heshtje grash, erdhën shirat,
pa asnjë zhurmë, pa asnjë bërtitje .
Mëngjesi zbardhi, i pa zëshëm
ndër qiej, zbritur qetësive .
 
Krejtë pa u ndier derdhen shirat,
mbi flokët e harlisura të grave .
Shkëlqejnë bulëzat mbi to,
si mbi krijesa fillestare .
 
 
 
Asnjë nuk e sheh
 
Merre natën, hedhur mbi dete,
pa mbërritur dita tek ne !
Merri zërat e pa dëgjuar,
nga koha që s’mbeti, aty ku qe !
 
Merri qiejtë, ndezur pa ndezur,
mos prit flakët, aty përreth !
Merri gjëmimet e qiejve të largët,
se fundin e qiellit, asnjë nuk e sheh .
 
 
 
Nxitohem rërës vetëtitur
 
Tej hapësirash të përflakura,
nga perëndimet e një dite,
në përpjekje për të marë diçka,
që bukur, jetës të m’i ngjitet,
 
Nxitoj rërës vetëtitur,
nga diejtë, që u shuan për fare
dhe lanë pas, veç marramëndje,
përflakur në udhën e madhe .
 
Asgjë, nuk mbeti, përmbi det,
veç zhurmë e fikur e një dite
dhe ca imazhe që i mbledh,
si vargjet e një poezie .
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s