DRITA E NAIMIT NA NDRIÇON / Nga : Ligor Shyti

DRITA E NAIMIT NA NDRIÇON

 

Nga : Ligor Shyti

Nuk mund të vinte ndryshe pranvera naimiane, veçse me festën e madhe të 171-vjetorit të Lindjes së Tij. Ajo erdhi së bashku me trëndafilat në Përmet. Erdhi me bukurinë e natyrës përmetare, erdhi me vargjet e paharruara të Poetit, erdhi me “krushqit” nga të gjitha trevat e atdheut. Nën shiun e ëmbël të majit dhe amplitudat e çuditshme të motit, u festua këtë vit Ditëlindja e Poetit.  Poetë nga Prishtina, Maqedonia, nga lugina e Preshevës, nga Shkodra, nga Durrësi, Tirana, Rrogozhina, nga Fieri, Tepelena, Gjirokastra, Saranda, nga Greqia, Italia, Norvegjia, Gjermania, etj., erdhën në qytetin e trëndafilave për të festuar e shpalosur vlerat e tyre krijuese në edicionin e 2-të të konkursit poetik “Në gjurmët Naimiane”.

Për më shumë se dy muaj, poetë nga të gjitha trevat e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe diaspora, dërguan prurjet e tyre poetike për të nderuar këtë ngjarje madhore të artit, letërsisë dhe kulturës sonë kombëtare. Me mbështetjen e Minsitrisë së Kulturës, Bashkisë Përmet dhe donatorëve të ndryshëm të biznesit, u bë i mundur organizimi i edicionit të dytë të këtij konkursi që tashmë ka historinë e vet dhe rezaton vlera të larta historike, artistike dhe letrare. Tashmë që konkursi ka mbritur në ditën e tij finale dhe festa Naimiane u kurorëzua me sukses, mund të themi me krenari se DRITA E NAIMIT NA NDRIÇON e do të na ndriçojë në jetë të jetëve.

Pa dashur të bëjmë histori në udhëtimin e gjatë të këtij festivali, si nismëtarë të kësaj feste poetike dhe drejtues të Klubit të shkrimtarëve dhe artistëve “Naim Frashëri” Përmet, në nderim të atyre poetëve, shkrimtarëve, artistëve, miqve dhe të ftuarve që erdhën në Përmet në ditën e 25 majit 2017, por edhe të atyre që për një arsye, apo për një tjetër, nuk mundën të vinin, është e udhës të themi disa mendime për arritjet e këtij festivali dhe problematikën e madhe që shoqëron organizimi i ngjarjeve të tilla me interes publik dhe shpirtëror. Ngjarja e 25 majit është padyshim një nga ngjarjet më të shënuara të historisë dhe kulturës sonë kombëtare. Ajo është e lidhur me Ditëlindjen e Naim Frashërit, si një nga ideatorët më të mëdhenj të Rilindjes sonë Kombëtare dhe nuk mund të ndodhte ndryshe. Ajo do të festohej me madhështi nga poetët përmetarë, nga krijuesit, artistët e fjalës artistike kudo që ndodhen, nga artdashësit përmetarë dhe drejtuesit e pushtetit qëndror dhe atij lokal. Pasuria shpirtërore e Naim Frashërit ka skalitur në mendjet dhe zemrat e çdo shqiptari bukurinë dhe madhështinë e shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Festivali poetik “Në gjurmët Naimiane” është kthyer në një festë tradicionale, por edhe në një ditë peligrinazhi për të gjithë poetët, shkrimtarët, artdashësit dhe atdhetarët që duan dhe vijnë në Përmet të vizitojnë vendlindjen e poetit. Ky konkurs, i cili përmbylli me sukses edicionin e tij të dytë, tashmë po kthehet në një festë poetike të poetëve, krijuesve dhe artistëve nga të gjitha trevat e Shqipërisë. Këtë vit organizatorët patën në mes tyre poetët nga Kosova dhe përfaqësuesit e Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës, zonjën Flora Brovina dhe zotin Bedri Zyberaj. Erdhën në Përmet këtë vit miq e të ftuar, poetë, shkrimtarë, artistë nga të gjitha trevat e Shqipërisë. Midis tyre patëm kënaqësinë të kemi shkrimtaren e njohur me origjinë përmetare zonjën Diana Çuli. Poetja Fatime Kulli dhe poetë të tjerë nga Shkodra dhe gjithë Shqipëria. Midis nesh, në këtë aktivitet, erdhi Ministrja e Kulturës zonja Mirela Kumbaro. Pjesë e mbrëmjes poetike ishte edhe Drejtori i Teatrit Kombëtar, zoti Ervin Çuli. Bukuria e këtij festivali ishin poetët, poezitë e të cilëve erdhën në skenë nga një trupë aktorësh, më në krye zotin Ligoraq Riza, Agim Xheka, Majlinda Xhoga, Gentian Banaj dhe Kozeta Jashari, të cilët sollën emocione të papërsëritshme për pjesëmarrësit. Drejtuesit e talentuar; zoti Gentian Banaj dhe Etleva Kreci i dhanë një vlerë të shtuar këtij festivali. Në fund, nën tingujt e këngëve të grupit të sazeve përmetare dhe valleve të grupit të vajzave të gjimnazit “Sami Frashëri” Përmet, Juria e festivalit, e drejtuar me dinjitet dhe profesionalizëm nga Doktori i Shkencave, Profesor Përparim Kabo dhe anëtarët; Valentina Dafa e Sinan Vaka, shpallën çmimet fituese, me të cilët u nderuan poetët: Elida Rusta, nga qyteti i Shodrës, me poezinë e saj “Dashuri me Naimin” (Çmimi I), poeti përmetar Dhimitër Miti, me poezinë e tij “Po…si?” (Çmimi II) dhe poeti Xhelal Tosku, me poezinë e tij “Mizorja” (Çmimi III). Risia e këtij viti ishte Çmimi i Poetëve, që u dha nga vetë poetët pjesëmarrës, të cilët me votim individual, votuan poezinë e poetit durrsak Sami Velçani me titull “Galop resh”.

Dy fjalë në përfundim të këtij festivali.

Ky festival evidentoi edhe një herë dritën Naimiane. Drita e tij vazhdon dhe do të vazhdojë të ndriçojë udhën tonë edhe në drejtim të organizimit dhe përsosjes së këtyre festimeve dhe organizimeve. Poetët e përkushtuar që patën thirrjen e brendshme për të qenë pjesë e festimeve dhe për të nderuar figurën e poetit tonë të Rilindjes Kombëtare, dërguan poezitë e tyre dhe, sipas punës serioze dhe me përkushtim të jurisë së festivalit dhe organizatorëve, erdhën në Përmet dhe festuan në ditën e lindjes së poetit. Shumë poetë të tjerë, krijues, artistë, nuk mundën, apo nuk dëshiruan të bëheshin pjesë e këtij konkursi. Askënd nuk mund të paragjykojmë apo të gjykojmë për mospjesëmarrjen. Ajo është e drejtë e tyre dhe një zgjedhje që u përket atyre dhe askujt tjetër, por ne drejtuesit e Klubit të shkrimtarëve dhe artistëve “Naim Frashëri” Përmet, na lind e domosdoshme të bëjmë këtë sqarim publik, jo vetëm si detyrim moral karshi publikut artdashës brenda dhe jashtë vendit, por edhe për të shprehur qëndrimin tonë të sinqertë dhe serioz në organizimin dhe trasparencën e zhvillimit të këtyre aktiviteteve me karakter kombëtar.

Opinionet e ardhura në adresë të organizatorëve të këtij festivali, si dhe reagimet mjaft positive të shtypit dhe medias për seriozitetin dhe drejtësinë në gjykimin e poezive konkuruese nga ana e jurisë së festivalit, na bëjnë të ndihemi krenarë në udhëtimin tonë letrar, të punojmë pa u lodhur për t’i dhënë artit dhe letërsisë shqiptare vendin e merituar, për të motivuar krijuesit shqiparë kudo që ndodhen, të bëhen pjesë e këtij aktiviteti madhor në 25 maj të çdo viti, për nder të Ditëlindjes së poetit kombëtar të Rilindjes Shqiptare. Vlen të theksojmë pa droje, se procedura e përzgjedhjes së poezisë fituese për Çmimin e Poetëve, duhet përmirësuar, për të mos u shfaqur fenomeneni tashmë i njohur i “subjektivitetit” të tepëruar dhe votimi i poetëve të shfaqë luhatje të çuditshme që askush nuk do t’i pranonte dhe dëshironte. Si drejtues të festivalit dhe poetë tashmë me një përvojë të gjatë në krijimtari, vlerësojmë dhe respektojmë zgjedhjen e poetëve, me dëshirën e madhe të përzgjedhjes së vlerave më të mira të poezisë shqiptare dhe të krijimtarisë letrare shqiptare. Lavdi përjetë poetit dhe ideologut të madh të Rilindjes shqiptare, Naim Frashërit. Drita e Tij na ndriçon.

Ligor Shyti, shkrimtar

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s