Poezi nga Anjeza Dielli

Poezi nga Anjeza Dielli
 
 
GJEOGRAFI FATESH
 
Shumica dërrmuese e fateve
ngjajnë me qumështin kur e zjejmë
ca të tjerë të paktë mbulohen me kapele,
si koka e dordolecit prej lecke që tremb zogjtë
ndonjë ngjan me bimët zvarranike që mbulojnë murin
fate të tjerë qëndrojnë me një këmbë mbrapa derës,
si fëmijë të dënuar pse kanë marrë katër
po ka dhe fate që pinë uje në 100 çezma e nuk ngopen
ca fate harraqe presin në heshtje
derisa heshtja të mbarojë dushin e mëngjesit
nuk mund të lë pa përmendur fatet që kanë në gojë një refren,
që e përdorin si biberon, me të cilin ushqehen.
Ndonjë fat, tek tuk fshihet në errësirë
e trimërohet sapo sheh dritë,
ndërsa fati i parafundit merr kthesen per në keshtjellë
ku gajdet zgjojnë fantazmat
për t’ i bërë shoqëri.
 
Këto janë fatet e të tjerëve ditëpërditë,
ndërsa fati im sot është këmishë e bardhë me aromë luleqershie,
që ti sapo fillove t’ja zbërthesh kopsat një e nga një.
 
 
 
***
 
Prekjet e tua janë trashëgimtarët e lëkurës,
gishtërinjtë shpengojnë vesën e kohës
mbi sipërfaqen e pjatës jeshile,
një fetë jete e lënë përgjysmë.
 
Ti nga ana tjetër e tryezës
më flet si ndahet lumturia
në kafshata të vogla.
 
Katër karrige larg unë e ti
e zhurma e ujit që derdhet në gotë
u zgjat deri tek sytë e mi;
kaloi veshtrimi yt
e u nis andej nga kishte ardhur.
 
Unë e Ti
dy pika uji që shuajmë etjen
në buzët e njëri-tjetrit.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s