Poezi nga Kaltrina VB Hoti

 

Poezi nga Kaltrina VB Hoti
 
 
Dikur kam qenë e saj
 
Zërin e kishte të frikësuar
Dridheshe
Kohë e gjatë ka kaluar kur ne i shkëmbenim fjalët
Dikur unë isha zëri i saj
Që plotësonte çdo hapësirë të ditës
Dikur unë isha kënga e saj
Që e këndonte në heshtje
Më donte
 
E vërteta e saj jeton në këngën e heshtjes
Ende e dëgjoj tingullin e melodisë
Ah sa dëshirova ta përqafoj
Por ishte larg
Perëndi jepi fuqi zërit të saj
Ishte e frikësuar
Unë e di atë
Kishte frikë për mua
 
Ah Nënë e dashur
Mos u merakos
Vazhdo të këndosh në heshtje
Unë do të vijë në ëndrrën tënde
Këngën ta dëgjojë.
 
 
 
Mik i pa njohur
 
Kur të lodhesh nga dita e sotme
Dhe e kaluara papritmas të rrëmben
Fjala ime do të gjen
Me heshtjen tënde do të flas
Diku në mes të rreshtave të jetës
Do të njihemi
Ti do të kërkosh tingullin e fjalës sime
Unë do të kërkoj ta prekësh ëndrrën tënde
Në udhëkryqin e ylberit i shkëmbyem ngjyrat
Mik i panjohur bëhu emër.
 
 
 
Pika e qiellit
 
Ti thua
Unë jam kjo
Por unë prapë pyes
A thua kush jam?
Ti më sheh mua me sytë e mi
Me ngjyrë vjollce me ngjyros
E kërkove një frymë nga unë
Dhe vazhdove të jetosh ndër mëshirën time
Kohë pas kohe takohemi
Në pikën e qiellit
Ku marrim shpirtin dhe frymën
E njeri-tjetrit
Dhe zbresim në butësinë e tokës
Të prekim lirin e shpirtit
Ah, liri e dashur
Më çliro nga hija ime.
 
 
 
E mora yllin
 
Dëgjoj melodin e shiut të shqetësuar
Heshtja më robëroj papritmas
Para se të zhytem në mendime
Qielli lëshoi rrufen
Kërkon gurin e bardh në dy pjesë ta thyej
Unë mundohem ta marr yllin nga qielli
Në pëllëmbën e dorës sime t‘a vështroj
Dritën ta strehoj në bebzën e syrit
Dhe pastaj me fuqinë e frymës time
Në qiell prap ta dërgoj.
 
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s