Poezi nga Sadbere Gagica Spahija

Poezi nga Sadbere Gagica Spahija

 

ATJE LUMNIA IME

Kur natën digjen serrnishtat
E flaka prek qiellin me dritë
E heshtur do të vij si hije malli
Një gotë ta zbraz
Era lë të fryjë mbi flokët e vargjeve
Unë do shtrihem mbi fjalë
Si deti kur vjen me valë
Atje lumnia ime
Është thurur si me laurë
Mbi shkëmb do të ngjitem si dallëndyshe
T’i puth udhët e mia mbi urë

23.05.2017

 

TI DO IKËSH

Unë do të mbështillem me nostalgji
Mbrëmjeve do të ndez një qiri
Një stilolaps mbi letër të bardhë
Të thur një varg të ri për Ty
Mëngjesi lë të vijë me një fjalë
Ulur mbi një gur do të pres
Dallëndyshe në shtegtim !

11.05.2017

 

MOS U HIDHËRO

Nëse të them të dua
Je varg shpirti diell për mua
Kur del mëngjesi me diell
E shoh veten duke fluturuar nëpër qiell
Shpirt i fjalës je ti poezi
Që m’i ke paluar të përgjumur sytë e mi
Mos u hidhëro kur të them të dua !

13.05.2017

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s