Cikli poetik: MINIATURË E VARFËRISË / Poezi nga Hamdi Meça

Poezi nga Hamdi Meça
 
Cikli poetik: MINIATURË E VARFËRISË
 
 
I BURGOSURI I PËRHERSHËM
 
E rrethuar zemra nga kockat,
shpirti në zemër i rrethuar nga mishi,
mëndja trup s’ka,
as kocka, as mish domethënë,
i burgosur,
burg i përhershëm romantik, po, po,
gjer te i fundit pasardhës,
dhe e gjalla qelizë e fundit e tij,
damarët e trupit tim- tela,
qerpikët e gjatë- gjemba në tela,
puf, puf, tollumbacet e syve
në majat e mrehta.
Copra tollumbacesh- për fileto mishi
në pjatat
e dasmorëve
te restorantet
e plazhit.
 
 
 
MINIATURË E VARFËRISË
 
Duro e duro,
e jashtëzakonshmja e ngrirë, u zbut,
lëngëzuan shkëmbinjtë e kalasë së famshme,
muret, bedenat, kullat, kishat, kishat- xhami,
kumbanoret- minare, trofetë e groposura,
antikat dhe të plakurat jo antika,
ura me tri harqe e kohës, të tjera përsëri,
si në vallen e pashmangshme
njëra duke tërhequr tjetrën, u shkrinë.
As vullkan, as kataklizëm ç’po ndodh,
pyetja “ Përse? “- mbeturinë e ushqimit nëpër dhëmbë.
Përplot garuzhdet e syve
me këtë çorbë të squllët si sytë e plqëve,
hanë të pangopurit e sotëm, këta të parët hanë,
dhe për kalimtarët që s’u ngopën te e shkuara, hanë,
e sotmja për ndihma humanitare-
gojë me shumicë gjithandej shpërndan,
hiperbola e së ardhmes ha,
a për t’u zmadhuar për t’u dukur,
a për t’u zvogëluar për t’u zhdukur,
apo as njëra, as tjetra?
Pas ngrënies llup- llup dhe me gërhitje,
blicin e trupit qiellor çasti- fotograf, shkrep,
secili ngrënës në vend të krahëve,
nga
dy lugë
anash,
poshtë,
varur.
 
 
 
PAS DASMËS
 
Pak borxh
orkestrës
i mbeti,
xhaketën e kostumit dhëndëror
e heq,
-Merreni,- u tha,-
të paharruarën hije,
që s’më ndjek.
 
 
 
ÇFARË NDODH
 
Vit i Ri,
ateist,
a Krishtlindje në një Zot?
Dëborë natyrale
mbi dëborën artificiale,
bredhi- shenja më emocionuese e pikësimit,
ose pikëpyetja për të varfërit,
ose pikëçuditja për të pasurit,
sheshi- shuplaka e dorës,
gishtrinjtë- rrrugë.
Lecka gri boll
nëpër faltore.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s