Poezi nga Eloi Xhani

Poezi nga Eloi Xhani

 

e heshtur..!

je poezi

e pa zhurmë
e thënë nën zë
në netët e vetmisë,
tokësore
që tmerrsisht
zgjasin shekuj.

të gjitha këto,
i mendova
gjatë kohës
që tymosja, bishtat e cigareve
që ke lënë ti
atë shekull
ku nata ashtu thjesht u kthye në poezi..!

 

Dikur.!

Sot pra përkedhel, plot trishtim
të gjitha buzëqeshjet, që më fale dikur
Në pëllëmbet e mia,lexova një mendim
që nis thjesht, me një – Ah sikur……….!

 

Vështrim nga maja kodrës

Ndoshta lumturia për ty, është një përfaqim
i padhënë, të cilin kanë frikë ta japin..!

 

***

për ty..
….unë
….gërmova tokën
shpirtin
muret, thonjtë u lodhën
u thyen
u tretën
vargjet në grykë mu mblodhën
e ashtu të kërrusur, në mbrëmje me gjetën.!

….
..dy herë botës,
rrotull për ty i erdha
kërkoja përjetësi, në portat e çdo Feje
e një moment,
ndjeva që u zverdha
pra jam një i vdekshëm, përpara teje…!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s