Poezi nga Adelina Dardha

Poezi nga Adelina Dardha
 
 
***
 
Pa ty ky qytet është i heshtur,
dhe harron që të flasë
ashtu si unë e kredhur në vetminë time,
mërzitem duke qenë e arsyeshme përditë
nga mungesat e tua,
që nuk dinë të ndalin, as të thyen nga goja e erës.
Dua që t’ ia shkurtoj kohën pritjes
me çastet e mbledhura
nëpër mugëtirën e kaltër e të mjegulluar,
se ti do të shfaqesh
mes dallgëve të jetës,
me flokë të lagura supesh,
me shpatulla të mbushura me pikla të vogla djerse,
ku shndrrit një imazh i rënë dashurie,
prej shkëlqimit të hënës
dhe rëra që të thërmohet
nëpër këmbë kur ti ecën drejt meje..
Pa ty unë harroj gjithçka,
jo se dua të harroj,
por ti ke kohë që më bëhesh
si ajo rrezja qe shkelqen ne uje
dhe unë të ndjek, si hije kur ti më largohesh,
drita e syve të mi më del nga bebja e syrit
dhe ikja jote lëkundet
mes kreshtave të dallgëve,
atje ku bota ime përmbyset si nje argjend i zbehtë
pa imazhin dhe dashurinë tënde!
 
 
 
***
 
Sot u largova nga një ëndërr e bukur,
nuk e zgjova ndjenjën që kishte pushtuar
natën,
as rrugës së mëngjesit nuk ja numërova
hapat,
por u vesha pa zhurmë me ndrojtjen
e femrës,
pas trupit më rri puthitur ashtu ma shtrëngon
lëkuren,
që kur linda nuk është shkurtuar as edhe një pëllembë
nga gjunjët,
por vetëm ngjyra është bërë një rozë
më e çelët,
diku aty afër cepave të buzëve të puthura,
dhe u nisa me kokën ulur…
ndjeva vështrimet e tua kur qaja dhe ecja,
nuk e kthyen kokën të tjeret kur unë fshija
lotët,
se në ëndrrën time përveç teje askush nuk
më njohu!
Sot u largova pa ty…,
por më shumë se dhimbje unë ndiej më shumë
dashuri!
 
 
 
***
 
Tavolinat përmbys i gjeta,
si imazhet e tua të mbledhura poshtë tokës,
karriget ishin të çarmatosura nga këmbët,
dhe flinin mbi trupa të akullt,
pjatat të copëtuara nga vijat e holla të buzëve,
imitonin me drithërimë zhurmën e ikjes.
Kurse dashurinë e gjeta të shkelur,
nga putrat e një qeni të verbuar nga ndjenjat,
që mbante në gojë një copë të plagosur zemre
dhe kullonte si pikat e gjakut,
freskinë e hapave të larguara.
Kur vjen nata mbi hijen e syve
do zgjatem nga duart për të mbledhur
dashurinë e mbetur,
tek dërrasat,
tek karriget,
tek pjatat
tek putrat e qenit të krekosur
do gjejë edhe gjurmët e zemrës tënde
të murosura më shumë do jenë tek dhimbja ime,
sesa tek zjarri i sobës!
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s