Poezi nga Bardhi Saliu

Poezi nga Bardhi Saliu
 
 
Pa fjalë…
 
Ç ‘mund të thuhet për të pathënat,
a për fjalë që nëpër mure mendjesh përplasen,
ç’ mund të mendohet për mendimet,
që në çdo zgjim pa zë të bëjnë të ulërasësh?!
 
Heshtja vret ,,,
e ty të shpall fajtor,
që asnjëherë s’ i dhe zë mendimeve .
Heshtja ,,,
helmi mendjes ,
tingull i ftohtë që rri pranë zgjimeve …!!
 
 
 
Koha që s’ njeh kohë…!!
 
Një hap i hedhur,
krahë që zgjaten,
fjalë që thuhen pa zë.
 
Magnet i trupit,
tingulli i munguar,
kur përqafojnë ato dy duar.
 
Zemër që zemër krijoi,
që nga drita vet dritë dha,
botës ngjyrat ja shtoi.
 
Stina e pestë,
mrekulli mbi mrekulli,
bota tjetër nga erdhe ti.
 
Zemërkrijuesja,
që zgjon të fjeturit,
i shuan etjen të eturit.
 
E ndoshta kjo është bota e parë,
që të dytës i dha kuptim,
lindje-femër-perëndim.
 
 
 
***
 
Nëse pak ke në mendje,
shumë ke jetuar,
s’ ke kërkur shumë vëmendje,
atyre pak u je përkushtuar…
 
Se ne mendje ndertohet lumturia,
trishtimi aty do jete gjithmone,
do ndjehesh i burgosur nga dashuria,
s’eshte as heret ,s’eshte as vone…
 
Në ndërtesë buzëqeshjesh,
piktura dhimjesh do varesh,
do zhvishesh prej veshjesh,
e nga buzëqeshjet trishtim do marrësh …
 
Se s’ ka lumturi pa dhimbje,
ndryshe nata s’ do ekzistonte,
do fitosh dhe ti një humbje,
trishtueshëm lumturia të zgjonte…
 
Orëve të vona do rrish zgjuar,
e dhimbjen më fort do ndjesh,
trishtimi vjen pakuptuar,
e të përhumbur veten do gjesh’…
 
Shume, asnjëherë s’ do kërkosh,
veç pak lumturi të ndjesh përsëri ,
e pastaj më pak të mendosh,
dhimbja ka brenda njerëz, lumturia asnjeri…
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s