Poezi nga Josif Gegprifti

Poezi nga Josif Gegprifti

 

Unë e poezia

Poezia që unë shkruaj,
Është mikja më e mirë për mua.
Flasim, oh sa shumë të dy
Ajo buzëqesh e më sheh në sy.

Fillojmë e shkruajmë varun e parë,
Pastaj vargun e dytë e të tretë
Dhe kur poezia vjen e mbarë,
Kënaqemi të dy e jemi të qetë.

Kur poezia s’e ndjen veten mirë,
Se ka shumë dhimbje brenda saj,
Na prêt të dyve një punë e vështirë
E të tjera vargje krijojmë pastaj.

Ka raste kur qeshim,
Ndonjeherë edhe qajmë,
Ka raste kur zihemi
E pastaj njëri-tjetrin shajmë.

E përsëri bashkë qëndrojmë
Se njëri tjetrin shumë e dashurojmë.
E dua poezinë time
Edhe kur shpirti im ndjen dhimbje.

Jpjgegprifti
Tiranë,më 31.05.2017

 

Jeta ime…

Eh, jeta ime,
Jetuar në formate të ndryshme
E në kohra të tjera,
Me stinët e verës, vjeshtës,
Dimrit e pranverës.

Dikur një nxënës me ëndrra rinore,
Pastaj një student ushtarak,
Me profesionin e sigurimit,
Për zbulimim e “Veprimtarisë armiqësore”
Për mbrojtjen e atdheut dhe
Tani drejt moshës së tretë,
Rri e shkruaj diçka nga jeta ime.

Eh, të kisha këtë mendje që kam sot,
Ndoshta do isha tjetër,
Politikan jo njëherë,
As fytyrën s’da t’ia shoh politikës.
Ndoshta,
Do isha tjetër njeri,
E megjithatë,
Më shumë se ç’kam bërë s’do bëja dhe
Më i mirë se ç’kam qënë s’do isha…

Vetëm jetës nuk i dihet si vjen…

Qesh e shkruaj vargje…

Jpjgegprifti
Tiranë, më 31.05.2017

 

Kohë me rini

Ah sa shpejt ikën e vanë,
Ato vite të bukura me rini,
Vetëm ca kujtime vitet na lanë,
Ca gëzime,ca trishtime e pak lumturi.

E shoh liqenin valëzon i qetë,
Dielli rrezet ka derdhur mbi të,
Gjë më të bukur s’mundet të ketë
Kur të vjen në vesh dhe një i ëmbël zë.

Një ëndër e vjetër seç më ngacmoi,
Me ca tinguj kitare brenda në të,
Në sy e kam atë kohë që shkoi,
Që iku aq shpejt e s’kthehet më.

Ngado që shkuam e kudo që vamë,
Nga pas na ndoqi ajo kohë me rini,
Me sy s’u pamë e një fjalë s’e thamë,
Pse ndodhi kështu s’e dimë as unë as ti.

Atje në bregun e heshtur të liqenit,
Ëndrrat rinore të vetme i lamë,
I varëm ato në krahët e sgalemit
E bashkë me vitet ikën e vanë.

Ish kohë e bukur, kohë me rini.

(Vlorë 1998)

 

Hëna e di…!

Shpesh,
I vetëm rri
Dhe sjell në kujtesë
Pjesëza nga jeta e jetës time.

Herë gëzohem e herë trishtohem.

Këtë jetë
Në vargje e shkruaj.

Hëna e di.

E shoh hënën
Që mes reve qiellin përshkon.

E shohin edhe valët e liqenit
Ku ajo rrezet e saj lëshon.

E shohin degët e pemëve,
Dritaret e shtëpive,
Ku përmes tyre
Hëna në çdo dhomë vështron..

E shohin sytë e mi
Dhe ajo më buzëqesh.
Hëna e di,
Që unë kam rënë në dashuri.

Në qytetin tim,
Lumi i madh rrjedh në qetësi.

Jpjgegprifti
Pogradec, më 12.04.2017.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s