Poezi nga Teuta Osmani

Poezi nga Teuta Osmani

 

Tek mua…!

Tek mua ,
Jeta ime ka qenë
Një pasqyrë e padukshme
Në kohërat e paqena .
E sa herë i ktheja dhe shpinën
Ashtu si dhe rrugët e jetës.

Sepse , gjithçka që doja
E përfitoja me mund e djerse
Gjithcka që më dhuronte
M’i merrnin të tjerë…!

Të tjerët që vërtet që as nuk i njihja
Të tjerët që me të vërtet i njihja
Aty , ku haja gjellen dhe bukën
Një kafshatë më mbetej akoma.

Sepse ,gjithnjë mendoja se kam diçka
Si prone, si mbështetje e si krahë
Por, kur jeta të afron në një çast
Aty , ku ëndrrat të nisin përdalë.

Nga syte, e me sytë kam kuptuar
Se jeta është dritë, ajër e ujë.
Me këto gjëra shpirtin kam ruajtur
Së për këto gjëra u bëra mund.

Asgjë si objekt nuk më mbeti
Asgjë dhe si hap nuk u gjend
Andej nga erdha, një rrugë mbeti
Dhe sa herë them, them ,them
Kam akoma rruge për të bere.

Gjithnjë, kam besuar tek i madhi Zot
Jo sepse është njëri qenje a objekt
As magji, a I shtirur, e as e i shtënë
Por , është një dorë që të mban pesh.

Por, me vetdije asnjëherë s’jam zhgënjyer
As , të më tradhtoj vetja kurrë e kurrë
Vetëm në qofsha e pa mend e e paralizuar
Me mire ,me mire te iki nga kjo jete e rrugë.

Mua, nuk më bën pasuria e mosha
Të jem njeri , njeri me vlerë,
Gjithçka kam dhënë për të tjerët
Vetëm njëri, njeri dua të mbes.

Ehhh, humbja nga fitimi s’është asgjë
Se sa një luftë me ndjenjën në zemër
Ndaj çdo herë që bëj lutjen në Zot
Një dritë më jep, një jetë e një shprese.

 

SI ZOGJTË

Ëndrrat fluturojnë si zogjtë në qiell
përmes kaltërsisë ato çajnë dhe retë,
aty ku shtegtojnë ngrejnë dhe folenë
vallë diku zënë e këndojnë ,ndofta edhe flejnë!

 

I dashur !

Dritë shfaqet në sytë e mi
Kur shohë diell më përpijnë
Kur shohë hënë më ndrijne
Kur shohë pasqyrë shëmbëllim
Kur shoh det e oqean thellë më zhytin
Më shndërrojnë në një moment
Më japin nur’ edhe bukuri
Më marrin me vete në valë
Më rikthejnë një ëndërr përsëri
Më luajnë jetën si në ngjyra
Më japin veshjen drite e të hijezuar
Më sjellin në prag të çdo agimi
Më nxjerrin në dritë si vetëtimthi
Më fryjnë si erë që tund dallgët
Më shtyjnë deri tek malet
Më ngrejnë lartë mbi retë
Më japin një besim për të të patur më afër
Më afër teje sigurisht
Më afër jetës natyrisht
Më afër fjalës në shpirt
Më afër ,më afër teje deri sa të mbërrij…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s