APOLOGJIA E FORMIMIT / Poezi nga Petrit Sulaj

Poezi nga Petrit Sulaj

 

APOLOGJIA E FORMIMIT

Ka tre ditë që nuk lëviz nga shtrati
e tre netë që nuk mbyll sy
pasi bëra deklaratën
se:
“Formimi autentik i njeriut fillon
vetëm nëse i neveriten totalisht të tjerët
dhe
pjesa më e madhe e vetvetes.
Ka tre ditë
e tre netë
që përpiqem të bind kujtesën
ta shënojë këtë fakt
e
nëse këtë radhë shkatërrohem,
shkatërrimi do më jetë i dobishëm:
do humb edukimin e do filloj formimin.

Kujtesa ime do bëhet minierë ari
nëse shkatërrimi rezulton
humbje e asaj çfarë më kanë mësuar
e fillim i vetformimit,
me duart e mia.
Dhe ti kudo qofsh e kushdo qofsh
kur të vijë qejfi shkatërrimit
në llogore me shokët e tu,
a në paqë mes turmës armike,
nuk duhet të zgjedhësh një tjetër për të shkatërruar,
veç vetveten.
Thuaj vetvetes që je i përkohëshëm,
tre ditë rrjesht
e tre net rrjesht
një i përkohshëm që duhet të sillesh si i përjetshëm.
Kujtesa të shikojë me sytë e tu,
po jo kur vështron.

Shkatërrim e formim është çdo formë e jetës gjallë:
mushkonja, manaferra, hipopotami
veç pse nuk krijohen nga edukimi
por nga shkatërrimi e marrja formë vetë.
Shkatërrim e formim është çdo formë e jetës jo të gjallë:
reja, mëngjesi e mbrëmbja
se shkatërrohen e formohen vetiu
leksione pa marrë.
Shkatërrim e formim është një shishe verë
e hapur për tjetrin në drekë,
lodhja e kuj nuk kursen energjitë,
kjo poezi e dobët sot
që nesër mund të jetë keyevepër,
po dhe emocioni
sa herë nuk degjeneron në gjendje shpirtërore.
Shaktërrim e formim është kur i arnon pantallonat,
jo kur i ble të reja,
kur mer plagë e nuk kujdesesh ti për ta
po kujdeset plaga për ty,
kur falenderon erën e diellin tek than rrobat e nderura
jo në një ditë dhjetori
po në qershor.
kur je dakord me kohën
kur
kalb e bën pleh atë që duhet kalbur e bërë pleh.

Shkatërrim e ndërtim është të bindësh sa më shumë njerëz
se kur vdes njeriu zemra i ngel jashtë
se nuk ka varr ta marrë.

petrit sulaj
nëntor – dhjetor 2016

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s