MË PATËN LËNË VETËM – Sandro PENNA / Shqipëroi: Maksim Rakipaj

 

Sandro PENNA

Kalendari poetik:
Më 12 qershor është data e lindjes së poetit të njohur italian Sandro Penna (1906-1977). Poezitë e tij janë përkthyer në disa gjuhë. Në shqip po sjell për miqtë e mi njërën prej poezive të tij që e pëlqej shumë.

 

MË PATËN LËNË VETËM

Më patën lënë vetëm
në fushë,
nën një shi të imët, vetëm.
Më vështronin të heshtur,
të habitur, plepat e xhveshur.
Vuanin prej dhimbjes sime.
Mëkat
që nuk e dinin përsenë…

Dhe toka e njomur
dhe malet e lartë, të errët,
të mundur, heshtnin. Ngjante
sikur një zot mizor
vetëm me një lëvizje
gjithçka pat shndërruar në gurë.

Dhe shiu ata gurë lante.

© shqipëroi Maksim Rakipaj

 

Shqipëroi:  Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s