NESËR / Shkëputur nga libri me prozë poetike ”Fluturimet e korbave në netët pa hënë” të autorit Adem Zaplluzha

NESËR

 


Shkëputur nga libri me prozë poetike ”Fluturimet e korbave në netët pa hënë” të autorit Adem Zaplluzha

Më duket se në atë dhomë të akullt paska mbetur dora ime e djathtë. Dikush e morri unazën e kujtesës dhe iku. Çdo gjë është duke ikur nga ajri i papastër. Ikin mushkonjat, mizat cece, ikën çdo gjallesë , që mund të lëviz, ikën edhe vetë jeta.
Këpucët m’i vodhën pa ecur as dy metra, nuk di ku i harrova hapat, ku shkuan ato dhe ku mbetën gishtat e mi të plasaritura, nga suferina ?!.
Vetë i provova këpucët në shitore,më pëlqyen shumë i bleva dhe i lash para derës , kur dola të nesërmen ta blej gazetën, këpucët e mia të reja kishin hyrë në këmbët e dikujt tjetër, kishin shkuar diku , as djalli se di se ku!.
Sot me siguri nuk kam mundësi t’i shfletoj gazetat e verdha, s’kam se si të merrem me thashetheme, do të rri në shtëpi, më duhet të merrem me ditët që i lëmë pas shpine.
Hyra në dhomë, filloi të më zihet fryma. Këmbët ikën prej çorapëve të shqyera , iku dyshemeja si qilimi magjik nga 1001 netët e netëve të trilluara.
Kur i hapa dritaret vërejta se në rrugë i mungonte këmba e djathtë e tavolinës. Isha i uritur, në pantallonat e mia të vjetra mu derdh kafja e mëngjesit.
Ajo kafe farmak që më pëlqen më së shumti. Po, u derdh kafeja, nuk mund të hyjë më në filxhanin e thyer. Ec e ktheje në vendin e vetë pikat e stërkalës kur i pështynë suferina.
Afër dritares e kishte lënë dikush taketuken si një relikte e kohës,nuk më hynë më në punë, qe dhjetë vite nuk e pi duhanin. As duhani nuk më pinë mua. Që të dy kemi rënë në ujdi mos ta prekim njeri tjetrin. As unë duhanin e as duhani mua dhe ajrin e pastër në paradhomën e memories.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s