PËR SHKAK TË VERBËRISE SIME (Shkëputur nga poema e pabotuar me titull Ezter Ihaz të autores OLIVERA DOCEVKA) / Përktheu: Dashamir Malo

OLIVERA DOCEVKA
 
Olivera Docevska , ka lindur në Kumanovë, Republika e Maqedonisë, në 05.03.1975. U diplomua për Drejtësi në Universitetin St. Cyril Methodius, në Shkup. Ka përfunduar gjithashtu Master për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Diplomaci. Juriste në profesion, ajo është specializuar edhe në të Drejtën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. Anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë qysh prej 2012-tës, gjithashtu anëtare e Komisionit Shtetëror dhe e Bordit Parlamentar.
Ka botuar vëllimet me poezi: Iluzioni i ëndrrës” 2012, në gjuhën maqedonase. “Portokallja” 2012, “Luledielli”, botimi i vitit 2013, (në gjuhët sllovene, serbo-kratishte dhe maqedonase). “Një moment në kohë”, 2015.
Botimet në prozë: “Orvajtja e parë”, 2013, në gjuhën serbe. Midis të tjera çmimeve, ka fituar: Çmimin “Mbretëresha Theodhorë”, vlerësim ky për vendin e parë në 2013 në Nish, Serbi. Çmimin e katërt aktivitëtin “Tetë ditët e Lidhjes Sllovene”, 2014, Ziri, Sloveni.
 
PËR SHKAK TË VERBËRISE SIME
(shkëputur nga poema e pabotuar me titull Ezter Ihaz)
 
***
Përshpëritjet nëpërmjet mureve kthehen në zakonet e mia…
Duke ndjerë frymëmarjen e shpirtit…
Në majë të gishtave kaloj përmes vetmisë tënde dhe times.
Kur ajo vjen tek ti, ajo kthehet në zakonin tim, për të përshtjelluar,
fill pas buzëqeshjes…
pa kthyer kokën pas… por përsëri, jë i mirëpritur!
Mbetet pritja, shkruar në yje…
Dogjohet zëri, i fortë…
Heshtja kthehet në zakon kur ajo pushton pothuaj gjithcka…
gjëja e vetme që mbetet , per astera ad astra…
Lumi me gjithë ngjyrat e tij, i cili është duke rrjedhë ngadalë në natën e përgjakur.
Poshtë Hënës dhe yjeve të këputura…
dhe muret janë një lloj i veçantë i historisë…pa dëshmitarë, pa lotë, pa buzë…
Një herë, dy herë, tre here, unë përshperij dhe pëshpërma vdiret…
nuk ka më përshpërimë, aspak,
Ajo ishte takuar me heshtjen shumë herë.
***
Është koha të takohemi rastësisht,
është shumë vonë për të thyer zemrën,
për të mos parë drejpërdrejt në sytë e njëri- tjetrit…
Është tepër vonë për të braktisur për të harruar,
Është tepër vonë për mua për të mos menduar rreth kësa.j
Është tepër vonë për ty, për të menduar rreth kësaj…
Është tepër vonë, që treni i mendimit të ndryshojë mendim…
është tepër vonë!
 
***
Mbush boshllëkun e qiellit tënd… me Universin tim…
Leri gishtat të fërgëllojnë… lëre buzën të thotë të vërtetën…
Shpëlaje të mallkuarin tutkall të artë në ty si llucë
dhe zëvëndësoje me argjënd.
Dhe cdo gjë do të shkojë mirë. Ndjehem mirë…
Jam duke i lënë fjalët të fluturojnë.
Lëri Diellin dhe Hënën të mbajnë njëri tjetrin për një cast.
Diellin e agimit, Hënën e perëndimit…
Boshllëku nuk do të jetë më boshllëk…
Vetëm dritë, pa gjemb, pa dhimbje.
Gjaku dhe mjalti përgjaken në një.
 
***
Unë të dya Ty!
Jam duke prekur zemrën tënde, përkëdhelur atë.
Mund ta ndjesh, mund ta ndjesh se si këndon ngadalë të njëjtën këngë.
Ajo kendon…
Ajo arrin lartësi të panjohura, lartësitë e mia dhe të tua…
 
Përktheu: Dashamir Malo
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s