Poezi nga Agim Desku

Poezi nga Agim Desku

 

FLAS ME GJUHËN E ZOTIT
(Epitaf babait që më mësoj abecenë e miqësisë)

Mbi jetën më rënduan një mijë arsye,asnjë çast pa të harrue baba
Të paktë janë njerëzit që kuptojnë veten e lëre ma botën e mërzitur
Lë të pëlcas bota nga gota ime,nëse ndonjëherë dehem
Nuk dua t῾i besoj asnjë planeti ku shkelet nga mëkatarët.

Gjuhën e Zotit e kam për nder ta flas edhe po u bëra i krisuri i jetës
Asnjëri nuk dua të më besoj pse kurrë nuk urrej njeriun
Edhe atëherë kur më kryëqzuan e më shpërndanë në anë të ndryshme të botës
Trupin ma tretën në pakthim ,ca nga fundi i detit,për të zhdukë fundin tim.

Sikur dje ,edhe sot jetën e mati me gjuhën e shqipeve
Ç῾gjuhë më kanë falur hyjnitë e Ozonit,të lindi dhe vdes për të
Lë të plas bota e mjerë pse fisi im ngjanë në gjuhën e Perëndive.

O Zoti im si më krijove sikurse birin e Hyjnive
Plas e kris ,gjëmoni ju shkëmbinj së kjo tokë nuk është e huaj
Unë këtë grusht dheu e zotëroj,më duaj ose jo
Edhe i dehur unë këtu ,vetëm këtu do të qëndroj.

 

GJENERAL
(Gjeneralëve shqiptarë)

Pse keni vendosur armëpushim gjeneral
Nuk bëhet kështu lufta
Ka rregulla që duhen nënshkrue nga të dyja palët.

Jemi ende betejave para fitoreve gjeneral
Mos nënshkruaj asnjë marrëveshje
Fitoret të takojnë edhe kur ti nuk je
Shpirti yt rron ,është e vetmja betejë e fituar.

Sytë e Evropës nëse janë sytë e tu mbaj të ndezur gjeneral
Flakën e betejave shenoje si ditar i ecjes pa mëkate atdheu
Dikur ishim vet gjuha e Zotit në këtë tokë shqipesh.

Sot a të kujtohet ndonjë luftëtari i lirisë që vrau veten
Unë kapërceja nëpër plumba të ruja shenimet për të gjallët
Të vrarët nuk i donin betejat sepse thonin liria nuk ka kuptim
Lotët më shumë flisin me yjet dhe se me vet Zotin .

Tërë betejat i shndërrova në lutje për lirinë e Shqipërisë
Duke kërkuar një vend për varr mbeta edhe unë në dysh i ndarë
S῾ka varre pa u shndërru edhe jeta ime në gjeneral
Me kët emër më pagëzuan hyjnitë pellazge qysh para Krishti.

Kur Tanagra e fliste gjuhën e Zotit dhe të vet zanave e shqipeve
Sa herë duhet betuar gjeneral se betejat për atdheun e bashkuar nuk i kemi fitue
Ndoshta duhet jetuar një shekull ma shumë se jeta që perënditë na falin
Gjeneral mos vendosni ju lutëm asnjë armëpushim as edhe me djajtë.

Nuk bëhet lufta kështu nëse unë nuk e nënshkruaj lirinë e shumë pritur
Ka rregulla që lufta dhe atdheu i përcakton me mirë se unë dhe ti
Vazhdo me luftën apo unë do të bëhëm një luftëtar i krisur i betejave për jetë dhe vdekje
Edhe nëse vritëm, ti gjeneral jeto me emrin tënd që betejat ta falën.

12 Qershor 2017
PS: Në përvjetorët e çlirimit të Kosovës

 

MBETA GJETH I KËPUTUR TRËNDAFILI

Për sa kohë jetoj në një atdhe pa frymë të lirë ëndrrash
Dashuria që kam për lulet më ngjall forcën e jetës
Asnjë fuqi nuk më ndal të jem trëndafil i Shqipërisë
Tokën prap e mbroj nga mëkatet e pushtimit pesqind vjeqar.

Kur erdha në jetë ju fala atdheut dhe ëndrrës së tij kryeneqe
Për të qenë gjuha e lirë e fisit tim milionësh
Ngrita dhe u ngrita në gota të betejave plot fitore
Kurrë nuk urreva ,as nuk u bëra një i urrejtur edhe pse më urryen.

Mbeta gjeth i këputur i një mijë zemrash të ndara
Të nënave,motrave dhe vëllëzërve pa asnjë shpresë të vetme
Që as nesër në ëndrrat e mia ,vallë a do të takoj fisin tim pellazg
Sa vështirë qenka të mbetesh vetëm legjendë e muzeut të Durrahut.

Tanagra ma ruan emrin tim dhe gjuhën e njëjtë që e flasim me Zotin
Gjashtmëdhjetë shekuj para Krishti kur ajo fliste gjuhën e perëndive
Shqip e quante veten hyjria e jonë pellazge,kur bota shquhej për nga hyjnitë
Dhe unë tani si të jem trëndafil i bashkuar me emër dhe mbiemër Shqipërie.
8 Maj 2017 @DESKU

Ps: Tanagra,sipas autorit shkodran,Naim Lacaj,ka jetue 80 km afër Athinës dhe ka folur shqip,16 shekuj para lindjes së Krishtit.

E lexuar më,10 Qershor 2017 pranë Lidhjes se Prizrenit,në orën e Drinit poetik.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s