Poezi nga Arjola Zadrima

Poezi nga Arjola Zadrima

 

***

Veç nji herë të kam dashtë,
at’ kohë kur rrugët e këtij qyteti ishin të ngushta,
pemët e shkurta
e ndërtesat e vogla për trishtimin tem.
U struka brenda shpirtit tand
që mezi e mbante trupi
për me shkatërrue gjithçka…

Tash poetët shkruejnë,
” ishin njiherë e njikohë Ata “.

 

***

Ndjej frymën tande t’grimcohet,
dhe temen,
që mbi buze t’plaset,
e për fyt të rreshkun.
Ndjej si vdes avash
kjo dëshirë e gjakut më rrjedh në venat tueja të gjarpënueme,
ndjenjë e marrueme…

 

***

Nën atë xhakete mendimesh,
peshojnë shpatulla malesh,
që kanë rrudhë jetën në shpindë.
Zdeshe mantelin e andrrave të krrusuna.
Leni sendet e mia të buta,
të ledhin gjoksin,
supin…
Mi jep duert,
pa rroba humanësh të pagëzuem,
ti je kingj
prej perëndive i harruem në tehun e fatit tem.

Mundtë ky varg kangësh të pakëndueme,
me të pluskue ndër sy lumninë,
veç në timbër të zanit tand
dashnia asht puthje,
n’buzë t’pafajshme.

 

***

Ekziston një andërr e çeliktë
ku të pres çdo natë,
tue pëshpërit me vedi,
“eja darka asht gati,
lëne në qoshe lamtumirën”…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s