Poezi nga Bajame Hoxha (Çeliku)

Poezi nga Bajame Hoxha (Çeliku)
 
 
I pavdekshëm brenda meje
 
Në inboxin tënd kërkoj ndër vite,
se mos një mesazh ka mbërritur nga ti
dhe kur aty nuk gjej asgjë tënden
çdo ditë e bukur më mbytet ndër sy.
 
Harroj dhe hyj e hyj përsëri,
aq sa gjithë botën tënde e ndjej
Ti qëndron aq thellë shpirti im,
sa përjetë brenda meje të gjej.
 
 
 
Duke kërkuar
 
Duke kërkuar Hygoin në raft
Ngriva kur hapa një libër,
që shkruar kohë më parë
me një autograf përsipër.
 
E hapa, qe fletore
Dikur hedhur në raft
Në faqen e parë
qe mbushur
me kujtime e mall.
 
Lexova një, lexova dy
dhe ngriva mbi një mbishkrim,
E njoha, më gërvishi në sy
Më shtrëngoi në fyt,
më ngau në gji.
 
U futa thellë fjalëve,
që i lexova dhjetra herë,
Vallë ke harruar,
që ke lënë një mbishkrim
Kaq ndjerë?!
 
Dhe lexoj me dhjetra kujtime
Të rinj e të vjetër
Mes tyre ah sa shkrime,
por ky s’ ngjan me asnjë tjetër!
 
Lexoj e rilexoj këto fjalë të nxehta
dhe kthej kryet në një anë,
se s’ dua as vetja
t’ më shoh lotin e vrarë.
 
Ti je këtu mes rreshtave
dhe mes shkrimit më shikon mua,
Ky shkrim po mi thotë të tëra
Ato që s’ ke mundur t’i thuash.
 
U preka këtë mëngjes pranvere
Më ngeci mendimi në fyt
dhe lotin gëlltis.
Ti ke mbërritur që dikur
Thjesht në shtëpinë time,
Pse fshehur pas kaq vitesh
Raftit e s’ më dilje?
 
Ti je këtu me mua
Më fletë në fletën e shkruar,
Zërin të dëgjoj tek thua:
Jam këtu ndër librat e tua.
 
Lexoj e lexoj mes lotit
Shkrimin e njoh, je ti!
Pse ma ke lënë kaq fshehur
E unë e gjeta tani:
 
“Me shumë dashuri kur ta hapësh
Do kujtosh takimin e parë…
Besoj se jemi të lumtur
Këto çaste që u pamë!”
 
E lexova dhe ulem e goditur
Ku të të mbaj më thuaj,
në zemër a në duar?
 
 
 
O JETË BARBARE
 
Një mall i largët më ngulet si thikë
E loti rrjedhur ngrin mbi qerpikë,
seç më trondit, më vret pa pushim
Ajo besë që qe ngulur shpirtit tim.
 
E tani e duroj këtë lot vajtimi
Kjo tradhti më nget pa mëshirë,
O jetë barbare ku shkoi betimi,
që erdh si prelud përjetësisht?!
 
Por ja një ditë dhe ne u ndamë
Si shumë të tjerë forcërisht!
Tashmë dhe lotët e mi u thanë
Atje tek brazimat tinëzisht.
 
 
 
Azem Shkrelit
 
Dikur ke thanë:
Më mëso të vdes bukur Kosovë!
Dhe ti,
Poet i ëndrrave,
i jetës plot vargje,
i re kitarës ma bukur
dhe shkove në parodisë
me tinguj dhimbje,
me këngë universale,
me liri në zemër!
 
Ah,
Ti poet i poetëve,
sa krenar që dukesh!
Ashtu fisnikërisht qëndron edhe tani,
mes vargut,
mes poetëve
mes lirisë së Kosovës.
Ti e di
Në çdo takim
Ty të presim të vish.
Të shohin,
tek shtrëngon duart e shokëve,
si dikur
Me poezi në duar,
me buzëqeshje në buzë,
me dashuri në zemër,
me Kosovën në shpirt!
Më mëso t’ i bie bukur
Ke thanë dikur
Dhe ti i re ma bukur, Azem!
Se shpirti yt dinte me këndue
Bjeshkëve të Sharit
Lëndinave të Kosovës.
dhe tani
të them unë:
Më mëso vetëm t’i bie kitarës
Më mëso të vdes bukur si ti,
Azem Shkreli!
 
 
 
Atdhe!
 
Si zog shtegtar po nisem ndër vise
Ma kanë prishur folenë në atdhe
Kokë ulur, krahë këputur e pendë rënë
Me të rëndë gur vendosur në gji.
 
Kaloj dhe kontinente shuar shprese
Më kot kërkoj një fole që s’ më ngroh,
Folenë që me kohë kisha thurur
në të ëmblin, timin Atdhe.
 
Atdheu im, e di që u lodhe
Pranverë dua të bëhem për ty dhe në eter,
Më beso! Me ty në krah për ditë po endem
Me ty në jastëk dhe kryet i vë.
 
Ah, atdhe, atdhe sa e madhe fjalë që je
dhe dheun, dhe gurin sa të ëmbël i ke!
Në krah do të mbaj, si toka pranverën
Ashtu si në agim, që çel sythet e jetës.
 
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s