Poezi nga Sofia Doko Arapaj

Poezi nga Sofia Doko Arapaj

 

Parajsë

Mbrëmë isha me ty,
Nën carcafin tënd capkën,
Te lëndina e mysafires,
Mbi kraharorin plot vesë…
-O, rrënjezim i afsheve te mia!
-Oj gjethja e Evës parajsë!
-Mos, se jam gati të bie!
-Bjer, se jam gati të presë..
.
Sofia Doko Arapaj
Greqi 2015

 

***

Uleni zërin…
Mbani qetësi…
dëgjoni vargjet e tij,
ndjeni rënkimin tim…
më ka murosur aty,
mua, mbretëreshën e tij,
nusen e tij të vogël…
varg edhe gur,
varg edhe gur…

Më murose zemër,
me dorën shtrirë,
në të sjelltë rruga,
ardhsh për mirë!

Sofia Doko Arapaj
Tiliso, Iraklio, Greqi

 

***

…tani nuk urrej më.
Përshesheve u doli fryma dhe
tenxheret nuk, nuk qajnë më,
as ne s’ i grryejmë më…
Ra zjarri natën në shpirtin tim,
m’ a dogjën kukullën prej lekce,
bo… bo, për dyshekun e saj prej kashte, e mjera unë,
bo…bo, për duar e këmbë prej cipenjsh që s ‘u përthyen kurrë,
ëëëë, ëh… për fustanin e saj të parë se ish fundi im me llastik,
e shkreta ajo, që nuk gjeti dot një burrë, e mjera unë…
Qaj cicat e saj, cicat e saj, me kokërrzat e forta misri hibrid,
qesh e shkrihem për brekët e saj që …s’ paskësh veshur kurrë…
Ah, moj kukulla ime… kukulla ime…loja ime,
duar e këmbë prej cipenjsh që s’ u përthyen kurrë…

Sofia Doko Arapaj
28.4.2017,  Kretë, Greqi

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s