SI MALET – Roula Triantafyllou / Shqipёroi: PETRO ÇERKEZI

Poezi nga Roula Triantafyllou

 

SI MALET

U raskapite dhe u pёrkule.
Kaq vjet,
dy duar,
qё punuan tokën.

Zheg – lodhje –
një ulli
një hardhi
vadite tokёn me djersё.
Pak bukë,
pak verë.

Ikje qё pa gdhirё
dhe ktheheshe
nё perёndim tё diellit.
Pa shpёrblimin,
peshёn e ditës.

Vёshtroje qiellin,
Retë vёshtroje
dhe llogarisje.

A do të sjellin shiun?
apo erёn?
Për mbjellje
e pёr korrje,
vjelja,
dhe mbjedhja e ullirit,
ishin i vetmi shqetësim.

U lodhe dhe u shtrive
nёn hijen e ullirit.
Rrёnjё në tokë hodhe,
kaq vjetё,
kaq peshë
si malet
qё pёrkulen me vitet
dhe i djeg zjarri,
u lodhe baba.

 


Shqipёroi: PETRO ÇERKEZI

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s