Vdekja e poetit – Mihail Lermontov / Shqipëroi: Vasil Çuklla

Poezi nga Mihail Lermontov

 

Vdekja e poetit

Vdiq poeti – rob ndershmërie –
U platit. Thashethemnajës përgojuar,
me laps mbi gjoks dhe të hakmarrjes etje
kokën krenare, duke perënduar!…
Nuk duroj dot, zemra e Tij coptuar
turpin e sharjeve, pa kurfarë vlerë,
andaj kundër mendimit njerëzor ka shkuar.

I vetëm, si gjithherë… veç, e vranë!
E vranë!… Pra, ç’duhen kaq lotë tani,
kori i lavdërimeve… pa skrupuj
mjeranet pëshpërima, q’i falin drejtësi?!
U krye… e fatit vendimmarrje!
A s’ishit ju të parët që e dëbuat, ziliqarë
talentin e furishëm, të lirën dhunti,
a s’ishit ju mjeranë e qejfesh hokatarë…
t’i fryni zjarrit shuar, për çudi?!…

Hë pra!… Festoni!… Të fundmet
vuajtje… nuk mundi t’i durojë:
intelekti madhor u shua, si qiri
u vyshk, tanimë, e triumfit kurorë.
Acartë, vrasësi mundi ta qëllojë…
e tash nuk ka shpëtim, gjithkush nga ju e di:
zemra zbrazëtuar rritmikisht trroket
e dora, armën të prekë… s’hariti!
Përse po çuditeni, medet?!…
Që larg, mes mijëra emigrantësh ai
duke kërkuar nder, pak lumturi
dhe ja tek hojnë e fatit e goditi!

Gjithë guxim përbuzte buzagaz
të tokës huaj, gjuhë edhe adete.
Lavdisë sonë, nuk mundi t’i shpëtojë
Çastin përgjakur, s’mundi ta kuptojë
s’e ngriti kundër kujt, dorën lanete!…
Megjithatë, u vra – dhe varri ynë e nxejti
si këngëtar të lirë, por zërin kaq të dlirë…
pre zilie të egër
kënduar nga ai vetë,
dhe vrarë si ai vetë, nga dorë e pamëshirë.

Sepse nga jet pa brengë dhe miqësi e thjeshtë
në botën tjetër shkojë, i mbytur prej tahmasë
për zemrën e tijë të lirë, mëkatit të dynjasë?!
Sepse ju ndeu dorën… tallësve mjaranë,
sepse besoj në fjalë dhe ledha të gënjeshtërta
ai, qysh në të ri, e dinte njerëzit ç’janë?!
Si flaku tej kurorën – kurorën gjëmbëzuar
bërë me kujdes dafinash, që kryeve ja ngjeshën:
por gjembat tinëzare, gjembat e egërsuar
ia plagosën kokën, kokën gjith lavd, të ndershme.

Përplot me hidhërim, çastet e tij të fundit…
mes pëshpërimash kallpe, mediokrish qesharakë
vdiq falë etjes së pashuar, veç për të marrë hak
me një ankes në shpirt, shpresash që s’bartin gjak.
U shuan tingujt këngëve, përplot me dashuri
dhe kurrë s’do të dëgjohen, tanimë…
qivurr’ i këngëtarit, i zbehtë dhe sterr i zi
ja kyçën gojën këngëve dhe buzët s’kanë më zë!

Dhe ti brezni që s’plakesh,
baballarësh lëvduar, mjerimit të teskaj,
me shoje shërbëtori shkelni, përmbi rrënoja
në lodrën më fatlume, gjeneze të “pafaj”!
Ju, si turmë e etur qëndronit përbri fronit
të Lirimënçurisë, Lavdisë ekzekutorë!
Fshihuni tanimë, nën hijen e një ligji
ju pret e vërteta gjyqit – heshtni o popull hor!

Por ekziston dhe gjyqi i të Madhit Zot, dashnorë skrupulozë
Gjyqi i Shenjtëruar: të gjithëve ju pret
Tingullin e arit, jo, jo… s’e dëgjon
e di ç’kishit ndërmend, ç’vepruat, medet!
Më kot pra… strukeni ligësisë:
Kurrë më, nuk ka për t’ju ndihmuar
Kurrë s’do mund të lani, me gjakun tuaj pis
Të poetit gjak, të ndershmin, shenjtëruar!

 

Shqipëroi: Vasil Çuklla

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s