Mëson – Jorge Luis Borges / Shqipëroi: Vasil Çuklla

Poezi nga Jorge Luis Borges

 

Mëson

Mbas pak mëson,
të padjeshmin dallim, përplot hir,
mes asaj: të mbash dorën…
dhe të lidhësh një shpirt me zinxhir.

Dhe mëson, se Dashuri, s’do të të thotë mbështem
Dhe shoqëria, s’presipozon siguri

Dhe fillon të mësosh
se s’janë puthjet kontrata
S’është premtim, çdo lloj darovi.

Dhe fillon të pranosh humbjet e tua
kryelart dhe syrin çakërr krenarie
Me hir gruaje, prej jetës lumuar
dhe jo me brengë vajtimi, fëmije.

Dhe mëson të ndërtosh
në të Sotmen, gjithë rrugët këtu
sepse terreni i së Nesërmes
është i pasigurt për planet e tu…
dhe ëndrrat, gjejnë mënyrën përherë
të rrëzohen mesudhësh.

Mbas pak kohësh mëson…
Se edhe të nxehtit e diellit,
mund të të bëjë keq.

Ti, sistemon bahçen tënde
Në vend të presësh dikë,
të të sjellë lulet, për dreq.

Dhe mëson, se, vërtetë, mund të durosh
Dhe, se, vërtetë, ke fuqi
Dhe, se vlen, vërtet, fillon të besosh
Dhe mëson… mëson…
mëson me çdo lamtumirë.

(Lindi më 24 Gusht 1899, në Buenos Aires, në Argjentinë.
Vdiq 14 Qershor, në Gjenevë të Zvicrës)

 

Shqipëroi: Vasil Çuklla

Gëzim Hajdari, poeti shqiptar më i pranishëm i antologjive botërore ( Poezia, si formë e shprehjes së lirisë dhe dashurisë universale ) / Nga: Hyqmet Hasko

Gëzim Hajdari, poeti shqiptar më i pranishëm i antologjive botërore Poezia, si formë e shprehjes së lirisë dhe dashurisë universale   Nga: Hyqmet Hasko Rrugëtimi poetik i Gëzim Hajdarit është një rrugëtim mbresëlënës, i mbusHur me ankth e peripeci, me … Continue reading

Poezi nga Myrteza Mara

Poezi nga Myrteza Mara   NOMAD Kam filluar shpesh e më shpesh Të shkel trotuarët e mbrëmjeve të tua. Gjurmët e lodhura mbuluar me vjeshtë Vetëm neonët, si përherë, rrinë zgjuar. Kam filluar të gërmoj thellë në kujtime, Aromën e … Continue reading

Poezi nga Ekrem Ajruli

Poezi nga Ekrem Ajruli   KALORËS LEGJENDASH Si kalorës legjendash dolëm ballë përballë Tendosëm harqe shkrehëm fjalëshigjeta s’di, ishte xhelozi apo një prushmallë Pësuam do gërvishtje dhe ca plagë të lehta Fajtor isha unë fajtore ishe ti Me netullurrejtje ne … Continue reading

Shtëpia Botuese “ ADA” publikon librin “Diktatura kuçedër që vriste dhe dënonte njerëz të pafajshëm” të autorit Vangjel Nisi Konda

Shtëpia Botuese “ ADA” publikon librin “Diktatura kuçedër që vriste dhe dënonte njerëz të pafajshëm” të autorit Vangjel Nisi Konda Me arratisjen e Aleksandër Kondos, peshëngritësit të mirënjohur nis kalvari i një familje. Faqet e këtij libri flasin për atë … Continue reading