Poezi nga Alketa Stefania Caca

Poezi nga Alketa Stefania Caca

 

AMU KIRUTÃ AMAREA*
(në gjuhën armãne(vllahe)

Kam kohë,
pa e parë detin,
por valët ia dëgjoj si gjëmime,
si ëndrra të trëndafilta,
të dala nga rrathë qiellore,
herë si flakë dielli,
herë sikur rrjedh lëng muzash.

Kam kohë,
detin e kam fshehur,
të mos mbytem në frymën e tij,
ia shkula zemrën,
në muzgëllimën e bregut,
duke kënduar në gjuhën time,
staturi requiem di vreari*.

Kam kohë,
detin e bluaj me sy,
shpirt për shpirt e avullova,
e qepa si fustan për pulëbardha,
ndërsa era e jugut i parfumosi,
kur hëna u gulfat nga kurthi im,
ofkëlliu çmendurrisht hija e tij.

Kam kohë,
që detit i frikem…

Ps: AMU KIRUTÃ AMAREA – KAM HUMBUR DETIN
staturi requiem di vreari – përmendoret e dashurisë…sepse hyri e Enjtja…

AS.C
31/3/2017/Melbourne

 

BIE DHE NGRIHEM

Ndihem e huaj brënda vetes.
Qeshja dhe përqeshja
ulen në tryezë,
shtyhen për tu ngopur
e shkrirë,
si trëndafili mbi buzë.
Flasin e dehen
me verë të thartuar.
Pastaj prap i merr uria,
një uri përbindshe
e lakmuar si floriri.
Nuk duan të dinë,
për pushtetin e dashurisë,
por me epshet e çastit,
takohen si me perënditë.
Rendin të kapin,
çmimin e shitjes
për thikat më të mprehta,
nga kasapi më i vjetër i qytetit.
Po qesh,
qeshja me përqeshjen.
Përqeshja po qan,
kur kufoma e parë e zhgënjimit
ra në duart e qeshjes.

Nuk jam më e huaj brënda vetes,
ku rreziku dhe gënjeshtra
shtrihen në shtrat,
e duan t’më mbytin zërin,
me gjarpërin fshehur,
mes gjetheve të hardhisë.

Jam vetja brënda vetes,
ulur në tryezën prej drurit të arrës,
e qëroj një portokall
duke kundruar tutje,
më tutje se qielli
që bie në kopësht,
ku zambakëve të bardhë
u mungojnë petalet,
nga rrebeshi i natës.

Makina ime shket
mbi bulevardin e madh,
rrezet e diellit,
më ndjekin qëllimshëm.

AS.C
10/6/2017/Melbourne

 

PILIVESËS

Në ç’ishull,
është burgosur rruga,
për të ardhur tek ti?
Bie shi i kriposur,
mbi xhaketën time të zezë,
ca fije floku të kokolepsur,
çelën ca petale të purpurta.
Nesër mbase e gjej shtegun
e rrugës së artë.
Sot një pikë e errët,
më ngacmon të zvogëloj qiellin
e ëndrra për të arritur tek ti,
më humb të rrahurat e zemrës.
Zjarri digjet brenda meje,
flakët shkëlqejnë frymëzimin,
duke përvjedhur ritmin e çmendurisë
e nata nën akrepa magjistare,
duket e bukur si një muzë.
Pilivesa në shallin tim,
udhëton për të ardhur tek ti,
lëkundur e përkundur nga unë,
tek unë, për ty…

AS.C
15/5/2017/Melbourne

Shalli i krijuar nga Artistja e mëndafshit Violeta Kongo.
Pilivesa ime…dëshmon pasionin e dashurinë ndaj artit të saj.
Faleminderit e dashur LET!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s