Poezi nga Anila Kruti

Poezi nga Anila Kruti
 
 
Dritarja
 
… unë lija gjithnjë një dritare hapur,
në lajthishten e egër,
për të të parë ty, kur lindje e
perëndoje në pyll.
Pastaj të ndiqja me një kalë ere,
që nga qerpikët lëshonte shi.
Të pashë veç njëherë me gjurmët e blerta.
…dhe mu zhduke si të ishe prej ajri.
Më ishe tretur në agim mbi trëndafilat e dhimbjes, vesë.
Të mblodha në grusht një stinë të tërë,
pa e ditur se kisha mbledhur etjen për të parë sytë.
Unë lija gjithnjë një dritare të hapur,
po ty nuk të pashë më në pyll.
 
 
 
***
 
Unë isha Maratonomak.
I kisha fituar me mund
të gjitha betejat e jetës.
Tek vrapoja të thoja të vërtetën,
befas diell, ti m’ u shfaqe në udhë.
Të pashe. ..më verbove…!
Për herë të parë,
m’ u këputën këmbët..
…rashë si kalë i humbur në luftë.
 
 
 
Se dija që ishe prej dielli
 
Më fshiheshe ndër re.
Bije mbi pyje .
Unë nuk të shihja .
Se dija që ishe prej dielli.
Veç kur të pashë
në pragun e vjeshtës së tretë.
Me buzët e zjarrta,
piqje frutat e mia…
 
 
***
 
Shpirti im,
Këngë, këngë…
Është prej deti, e kam ditur!
Në kokë prej kohësh,
ndjej klithje pulëbardhash.
O ZOT, mos vdeksha në tokë!
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s