Poezi nga Ekrem Ajruli

Poezi nga Ekrem Ajruli

 

KALORËS LEGJENDASH

Si kalorës legjendash dolëm ballë përballë
Tendosëm harqe shkrehëm fjalëshigjeta
s’di, ishte xhelozi apo një prushmallë
Pësuam do gërvishtje dhe ca plagë të lehta

Fajtor isha unë fajtore ishe ti
Me netullurrejtje ne i fshimë kujtimet
Vetëm dhembje paska ndjenja dashuri
Ah, sa të urrej- kur më sëmbojnë dëshpërimet

Ti rrinë ulur në breg të inatit
M’sodit me përbuzje mbushur neveri
Unë hajdut poeti shikim t’i hedh shtatit
Nga malli që m’djeg halë të kam në sy

Ti gjuaj batuta ti gjuaj rromuze
Herë më quaj shurdhan e herë barishte
Do qëndroj ballëhapur si lis mbi abuze
Hije do të hedh mbi tënden lulishte

Nuk druaj t’gëlltis pikat e afratës
që mblidhen në grykë dhe nuk kanë të sosur
Ti shkrep fjalëvetëtima s’i druaj shtrëngatës
Endem nëpër natë SKIFTER i plagosur.

 

PRINCESHË

Ti prite të të vijë
Princi mbi kalë të bardhë
fatkeqësisht
u zhgënjeve!!!
Të erdhi vetëm kali
Princi bashkë me vargjet tua
U arratis mes Alpeve helvetike.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s