Poezi nga Lumo Kolleshi

Poezi nga Lumo Kolleshi

 

PËRLOTJE

Kërcasin brinjët e një porte,
Ku hijen shkund më kot një lis,
Në ca damarë të kësaj bote
Gajku ka ngrirë e nuk lëviz.

Menteshat ndryshkur,mezi mbahen,
Në më të vonën pleqëri,
Ca sy që prej qerpikësh çahen
Në vatrën mbetur dhe pa hi.

Dhe zemra bëhet e tëra lot
E loti sytë i shkreh në vaj,
Nuk jam i zoti të hap një portë
Të zgjoj një ëndërr të pafaj.

 

***

Mbi gurin e heshtjes
Pikëçuditja e lotit bëhej daltë,
Daltë magjiplote,
Në gur skalitej vajzëria jote.

 

THINJA E NDERSHME

Ç’mund t’i jepja më tepër një zogu,
Që blerimit të lisit i çonte fije bari?
Një thinjë të ndershme i dhashë nga floku,
Folezën ta ndërtonte për së mbari.

U gëzuan bashkë zog e qiell
Dhe mjalti ra atë çast në lis.
Lamtumirën i dhashë thinjës tek ndrinte në diell:
Të mbarë e paç vdekjen,në jetë pra vdis!

 

***

Të kam thënë: bëhu erë,
Bëhu erë e mos u ndal askund!
Mullarët e majmur të injorancës leri të flenë,
Mullarët nuk fryhen dot pa sanë,kashtë apo dushk.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s