Sepse kohën e kam të dua / Poezi nga Babeta Rexhepi

Poezi nga Babeta Rexhepi
 
 
Sepse kohën e kam të dua
 
Ka qenë një kohë që centimetrat i shtoja me paralele
Dashurinë e kërkoja në përqafime
Merrja jetë nga ajo që ëndërroja,
duke imituar mite, kaloja rininë.
 
Më mësonin si të flisja, shkruaj, a ndjej
a pikëpresjet, ku ti vija a ndreqja
Më mësonin si të qëndroja drejt,
si të mos përkulesha nga ndjenja.
 
Ka qenë një kohë, kur më mësonin gjithçka,
që tek të mos bërit zhurmë në bukë
e gjer tek të vërtetat më të mëdha,
që rrallë herë ti thotë kush.
 
E sot jam rritur, pjekur po aq
Luaj me fjalën, si bukën në gojë
Mësimet e marra, i përdor tash
Tek të tjerët, që të ngrihen kanë nevojë.
 
E duart i mbaj gjithnjë të zgjatura,
për përqafime, a hopash të ngre dikë
I kam këshillat pa fatura, e të matura
nuk ja pranoj vetes, të mbys me to dikë.
 
Sepse kohen e kam të dua
Të fal shumë e mos kthehem të pres po aq,
se bota ka nevoja të panumërta,
që me pritjen time mund ti vras.
 
Sot është koha që të dua,
por mbi këdo, të madhin zot,
që pati durim u mor me mua,
që mirësi  të dhuroj unë sot.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s