SHPALLJA E ORFEUT PËR HUMBJEN E EURIDIKËS / Poezi nga Kadrush Radogoshi

Poezi nga Kadrush Radogoshi

 

SHPALLJA E ORFEUT PËR HUMBJEN E EURIDIKËS

U ringjalla nga Mozaiku i Vendenisit dhe po nisem
Për ta takuar Bukuroshen e Mozaikut,
Euridikën time,
Të përjetësuar nga piktori antik.

Erdha te Mozaiku i Bukuroshes së Durrësit,
Por Euridika paska ikur nga ai
Pak e besoj rrëfimin për shndërrimin e saj në Doruntinë,
Prandaj e shpall humbjen e saj
Kush e gjen do të shpërblehet me këngën e të gjitha këngëve.

Në të vetmen fotografi që kam
Bukuroshja e Mozaikut apo Euridika ime
Ka trup të gjatë si selvi.

Flokët e shpeshtë e të valëzuar të ndarë mu në mes
I duken të kuqërremta si deti në të perënduar
Kur dielli i lodhur nga shtegtimi shtrihet për të pushuar.
Ka të veshur një këmishë me mëngë të shkurtra
E më të bardhë se bora.
Të shpërthyera i ka dy pullat e sipërme
Për t’i treguar rruazat e mëdha
Të varura në qafën e saj të gastartë.

Gjoksi i bujshëm i ka ngritur krye dhe këmisha nuk mund ta fsheh
Rebelimin e tij të përhershëm
Siç nuk mund ta fsheh as belin e saj të hollë.
Fundi i gjatë deri në gjunjë
Nuk mund t’i fsheh vithet e saj harkore
E as këmbët e saj si dy shtylla të drejta mermeri.

Këmbën e djathtë e ka lëvizur pak
Për ta bërë hapin e parë drejt meje
Po nisjen ia paska ndalur pamundësia
E ndezur si dritë e kuqe në semafor.

Në këmbë si gjithherë ka të veshura sandalet e bardha
Të bëra nga lulet e kopshtit të stërgjysh Ilit.
Çantën e bardhë e paska varur në krahun e djathtë
E dorën e kthyer në bërryl e paska vënë për të pushuar,
Apo për t’i ruajtur margaritarët e që ia patëm varë dashurisë në qafë,
Në dorë i shkëlqejnë dy unaza dhe një byzylyk argjendi
Të bëra nga filigranisti më i mirë i Dardanisë.

Dorën e majtë, të kthyer në bërryl
E ka vënë prapa në belin e hollë.
Në sy ka vënë syza me korniza filigrani
Me modelin e totemit ilir.

Buzët e puthjeve të zjarrta i paska mbyllur
Sytë e mendueshëm e të përmalluar i paska tretur larg
Sigurisht më kërkuaka mua në skajin tjetër të horizontit.

Në ç ’rrugë, vallë, gjendet ky udhëkryq
Ku është ndalur Euridika
E s’e gjen rrugën e kthimit në Orfeanë?

Shpallja do të jetë e hapur deri në atë çast
Kur do ta mësoj vendin ku gjendet
Bukuroshja e Durrësit apo Euridika ime.

* Orfeu nuk është fajtor pse të shurdhëtit nuk e shijojnë këngën e tij. Fajtorë janë veshët e sëmurë. Euridika nuk është fajtore pse jo të gjithë e shohin bukurinë mahnitëse të saj. Fajtor janë sytë, që vuajnë nga miopia.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s