Shtëpia Botuese “ ADA” publikon librin “Diktatura kuçedër që vriste dhe dënonte njerëz të pafajshëm” të autorit Vangjel Nisi Konda

Shtëpia Botuese “ ADA” publikon librin “Diktatura kuçedër që vriste dhe dënonte njerëz të pafajshëm” të autorit Vangjel Nisi Konda

Me arratisjen e Aleksandër Kondos, peshëngritësit të mirënjohur nis kalvari i një familje. Faqet e këtij libri flasin për atë kohë dhe bëjnë thirrje për të mos u  harruar.

 

Titulli: Diktatura kuçedër që vriste

dhe dënonte njerëz të pafajshëm

Autor: Vangjel Nisi Konda

Botimi i parë, qershor 2017

ISBN: 978-9928-223-95-1

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

©Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Botimet ADA

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, qershor 2017

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Kondo, Vangjel

Diktatura kuçedër që vriste dhe internonte njerëz të pafajshëm:

kujtime / VangjelKonda.

Tiranë : Ada, 2017

144 f. : me il. ; 23 cm.

ISBN 978-9928-223-95-1

  1. Kondo, Aleksandër për atë
  2. Kondo, familje për atë

1.Persekutimi politik 2.Kujtime 3.Biografia

929.52(496.5) [Kondo, familje] (093.3)

 

Parathënie

I dashur lexues që të shkruash për të bërë një libër është dëshirë dhe talent si dhe pasioni për të shkruar.

Mua më ka shtyrë të shkruaj diçka tjetër, tragjedia që kam përjetuar unë si Vangjel dhe familja ime dhe urrejtja kulminante që kam patur dhe kam për atë sistem diktatorial komunist enverian që ka denuar, gra e burra të pafajshëm e sidomos më kriminale ka qënë, denimi i foshnjave 3-8 muajsh së bashku me prindërit duke i çuar nëpër internime, ku Shqipëria nga Jugu në Veri dhe Myzeqeja ishin kthyer vende internimi.

Vetëm në Krastë të Martaneshit ishin 16 familje po si të internuar 7 ishin foshnje e 4 fëmijë 2 vjeç. Një foshnje 3 muajsh ka udhëtuar 14 orë nga Tirana në Krastë pa pirë asgjë sepse, nëna e vet nuk kishte çfare ti jepte sepse, nga tronditja i kishte ikur qumështi dhe fëmijën e kanë mbajtur të gjallë me llokume me ujë deri në vendin e internimit sepse, para nisjes për në internim sigurimi kriminal nuk e la familjen të merrte një shishe qumësht për foshnjën por u sollën brutalë dhe njerez te pa shpirt e kriminal.

E kam thënë më lart që me ka shtyrë tragjedia dhe urrejtja të shkruaj dhe besoj se do jete me vend kjo që po them.

Me arratisjen e Aleksandrit më 28 Maj 1985 në familjen time nga ajo e mirë që ishim, ku unë isha oficer Shef Shtabi në Gardë e të tjerët në punë të mirë në mënyrë të papritur na ra rrufeja e tërmeti 10 ballë. Ne si familje u flakëm të gjithë në kosh të plehrave. Na hodhën në rrugë pa pikë mëshire si armiq që na damkosën. Ne jetonim vetëm me 8 mijë lekë të vjetra në muaj dhe në shumë raste flinim pa futur asgjë në gojë.

Në Amerikë sigurimi famekeq i kurdisi vdekjen Peshëngritesit me famë Boterore Aleksander Kondo. Mbas kthimit nga internimi nuk na pranonin në Tiranë sepse për atë sistem komunist ishim ende armiqtë e tij dhe si të tillë, jetonim rrugëve pa shtëpi dhe pa asgjë prej gjëje, dhe për çdo gjë ishim të shkatërruar.

Jeta jonë sa po vinte e po përkeqësohej askërkush nuk na afronte sepse kishin frikë, se ne ishim armiq nga çështja e djalit.Vdekjen e djalit Aleksandrit, pasi e mori vesh dhe nëna e tij nga të qarët çdo ditë pa papushim i ka rënë disa herë trompozë në kokë nga ajo që, nuk e përballoi dot fatkeqësinë vdiq, dhe ky qe shpërblimi që më dha ai sistem diktatorial që unë i shërbeva me besnikëri e ndershmëri 35 vjete si Oficer Madhor në detyrat e rëndësisë së veçantë në Gardën e Republikës.

Të dashur lexues, lexojeni dhe bëni vlerësimet tuaja.

Ju lutem do më falni për ndonjë gabim që kam bërë.

Tiranë, më, 09/06/2017

Me respekt

Vangjel Kondo

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s