Kaltrinë moj! / Poezi nga Namik Selmani

Poezi nga Namik Selmani

 

Kaltrinë moj!

1.
Kaltrinë, moj,
Jepja syrin e bukur Kalasë dhe Lumëbardhit dritësor
Po ruaj, bre
Një shtizë të vetme për të parë një dritare të pahapur.
Me këmbkën e vogël
Shkeli gurët si flutur nga agu deri në ajrin mbrëmësor
E lëre
Një hap pa hedhur për të pritur në duar një lule drejt teje zgjatur.

2.
Kaltrinë, moj,
Thuaja të gjitha ëndrrat odës, pasqyrës, çarçafëve, heronjve
E thur
Nga mbrëmja në agim ca gjerdanë me xixëllonja.
Veç prit pak
Në duar të parfumuara një farë të ëmbël shkronje
Për të thënë këngën
Që nuk e ke thënë ende kur gazi të mbushë oda.

3.
Kaltrinë, moj
Krehe me fllad Sharri floknajën e argjendë mbi supe!
E skuqi ditët
Me njat skuqje ëmbëltore të dashurisë së parë
Agimet prishtinase
Le të të ulen në gjunjë e të të falin vetëm zambakë dhe lule.
E ti
Të thurësh vjersha gatuar në zemrën dashurore.

4.
Kaltrinë, moj
Thuaj çikave e djemve se si lind dielli në atë log Kosove
Me hënën drapërore
Mos fol bre, me kukamë të përvajshme Ajkune!
Zanë qofsh,
Zanë e Lumëbardhit a sorkadhe gjoksbukur mes shqote
E zjarr lisnajash u bëfsh
Të na ngrohësh trishtimin e fjalës së lume!

5.
Rinë moj,
bëhu drenushë e një kulle, e ëndrrës sonë pëllumbeshë
Kafaz me hekura
Askurrë mos u bëftë dora jote, syri, pëllëmba.
Në një ekran të bardhë
Lodro si thëllëza që përkëdhelet qoftë dhe me sqepin e vet
Mes qiellnajës kaltërore
hidhe tej sherrnajën e flatro bukurisht fjalët e pathëna.

6.
Kaltrinë, moj,
shtoje një ninananë në rrathin e djepit të loçkës.
Vështro kah qiejt
e ruaj një bistak luleje për Loken dhe Bacën tek varret
Vajatore mos qofsh,
Po portë ku dora e nuses bajrakreshë mjaltoset
E këngë majekrahu u bëfsh
Për të bashkuar ylberet, rudinat dhe zjarret!

7
Kaltrinë, moj!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s