Poetja Leonora Lokaj fiton Çmimin e I në Konkursin Artistik për nder të 16 Qershorit ” Ditës së Çlirimit dhe të  Dëshorëve të Malishevës”

Poetja Leonora Lokaj  për pozinë ” Përjetësisht të lumtur ” shpërblehet me Çmimin I  Letrar  në Konkursin Artistik për nder të 16 Qershorit ” Ditës së Çlirimit dhe të  Dëshorëve të Malishevës”, organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, komuna Malishevë,  Kosovë. 

 

Përjetësisht të lumtur
 
Në epruvetën e jetës,
si varkë lundroj
lumit të qetë të natës …
besa shpesh lidhim të dy varkat
në të njëjtin dru dalim e shkelim
tokën e ndaluar!
 
Askush nuk heton,
si përvidhemi tinëzisht
kurrizit të natës
dhe nën dritën e zbehtë të hënës,
thithim gjoksin e jetës!
 
Shpirti si algat në det ledhatohet,
nga floku i fildisht i kujtimeve
në qetësinë e një nate ciklopi si kjo
dëgjohen zhurma kryqëzimesh…
Je apo s’je ti?
 
Të ndjejë afër edhe pse s’ të shoh,
ç’ mister ngritët mu përballë,
me valixhe mbushur plot vrapoj
natës që po vdes ngadalë.
 
Kush shkopis kopsat i pari
dhe ia përkëdheli gjoksin hënës?
Virgjërinë e agimeve kush e prishi?
Jo, s’ mbajë mend përgjigje…,
për lakuriqësinë e një jetë kaq të shkurtër.
 
Ne kuptohemi shumë mirë bashkë,
sytë nuk vrapuan kurrë ta kapin
Kopshtin e Edenit,
shijojmë një këngë të plagosur,
që na bënë përjetësisht të lumtur
…larg syve të botës.
 
 
Leonora Lokaj
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s