Poezi nga Etien Bekimi

Poezi nga Etien Bekimi
 
 
Prekmë
 
Prekmë!
Dhe malli do të vërshojë,
si zukatja e bletëve
dalë nga hojet
kërkuar mbretëreshën
 
Prekmë!
Dhe etja do të vërshojë,
si ujërat në shtratin e Nilit
baticë ardhur, qetësuar
në krahët e idilit
 
Prekme!
Dhe tundimi me zjarrin e ferrit
Do të zbresi nga qielli,
duke vëzhguar mëkatin
e magjisë çliruar
nga të tuat duar…
 
 
 
***
 
Ditës
Zbarko me arsenalin
tënd
Armë të mbledhura,
nga lashtesia
Vendosur kufijtë
e patjetërsushëm
Një tokë , një qiell,
ku mbizotëron
i vetmi diell..
 
Në bardhësinë tënde
lypsare rri unë
Zgjatur dorën drejt
teje
Për pak grimca lumturie
Të arnoj orët e mia…
 
 
 
Vetmisë
 
Më kërkon të shtrihem
në morgun tënd,
duke më ngrirë.
Gjak e trup
kthyer në kufomë.
Lëvizur orëve si somnambule
frymuar sa për të ushyer
zemrën në rrahje,
ku nuk i dëgjohen tik take.
 
Shtrirja ime
nuk do vendin tënd
vetmisë.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s