“BIJTË E SHQIPES”, NË FILADELFIA, FESTUAN 15-VJETORIN E SHOQATËS SË TYRE… / Nga: Vlashi Fili

“BIJTË E SHQIPES”, NË FILADELFIA, FESTUAN 15-VJETORIN E SHOQATËS SË TYRE…

Nga: Vlashi Fili

 

Gjatë ceremonisë festive…

1.

Shoqata “Bijtë e Shqipes” u krijua në shkurt të vitit 2002 dhe kishte gjithësej 20 anëtarë të parë. Për ta kujtuar dhe gëzuar  këtë ngjarje të shënuar, ditën e diel, më 11 qershor 2017, u mblodhëm së bashku, në 15-vjetorin e “lindjes”. Është kënaqësi për të gjithë, kur e dimë se tani, në gjirin e saj, janë të anëtarësuar dhe punojnë, për Bashkësinë Shqiptare në Filadelfia, disa qindra anëtarë.
Këshilli drejtues i Shoqatës kishte programuar që, këtë 15 vjetor, ta festonte me një mbasdite celebruse, por edhe argëtuese, në lokalin e bukur, “Falls Manor Catering & Special Events”, në adresën: 4010 Neë Falls Rd. – Bristol Toënship, PA 19007.
Ishin marrë masat, të programuara qysh më parë, si për anën dekorative të mjedisit, ashtu edhe për përmbajtjen e kësaj feste. Për këtë gjë u kujdesën të gjithë anëtarët e këshillit drejtues e, në veçanti: Bujar Gjoka, zëvendëskryetar i parë i Shoqatës; Haki Çollaku dhe Dritan Matraku, zëvendëskryetar i dytë i Shoqatës.
Merrnin pjesë nismëtart e krijimit të kësaj Shoqate, anëtarë të tjerë të saj, nxënës e mësues të shkollës shqipe “Gjuha Jonë”, dashamirës të Shoqatës, si dhe miq e të ftuar nga Harrisburgu, kryeqendra  e shtetit të Pensilvanisë, Ëashingtoni dhe Nju Jorku: Jovencio Gonzales, Special Asistant i Mike Stack; Leutenant Governor; Filoreta Luli Faber; ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Ëashington DC; Prof. Dr. Skënder Kodra, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në Nju Jork, me gjithë bashkëshorten; Adnan Mehmeti, president i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë – Amerikanë, me qendër në Nju Jork, së bashku me poetin Mëhill Velaj, anëtar dhe veprimtar i kësaj Shoqate, së bashku me bashkëshortet.
Qysh në hyrje të lokalit ose edhe brenda tij, binin në sy: një flamur i madh shqiptar, dy stenda të mëdha me foto nga jeta 15-vjeçare e Shoqatës, si dhe banderola të ndryshme, të cilat ishin përgatitur me kujdes dhe vendosur aty, ku binin në sy menjëherë.

  1. Festën e hapën dy drejtueset, dy bukuroshe, anëtare të Shoqatës, Erblina Koka dhe Lorena Sako, për të cilat duhet thënë se, gjatë trë festimit, e drejtuan atë si të ishin dy profesioniste me përvojë.
    Mbasi përshëndeti pjesëmarrësit, u uroi atyre mirësearrdhjen dhe festim sa më të gëzushëm, Lorena paraqiti të gjithë miqtë e ftuar, që nderuan këtë festim me praninë e tyre. Pasta ia dha fjalën Tajar Domit, kryetar aktual i Shoqatës. Në fjalën e tij përshëndetëse, ndërmjet të tjerave, tha:

 “Shoqata atdhetare-kulturore “Bijtë e Shqipes”, në Filadelfia, hodhi hapat e parë të saj 15 vite më parë, më 24 shkurt 2002, si nismë e një grupi atdhetarësh e intelektualësh shqiptarë, të cilëve, në vitet që do të pasonin, iu bashkuan disa qindra bashkatdhetarë të tjerë, me banim në Filadelfia e qytetet e tjerë të Amerikës, në Kanada e disa shtete te Europës, si dhe në Atdheun tonë mëmë, në Shqipëri. Kështu, ajo erdhi duke u rritur e mbështetur çdo vit e më shumë, duke u organizuar çdo vit e më mirë e duke shtuar veprimtaritë e saj, vit pas viti, gjithnjë e më cilësisht……… Tashmë, shoqata “Bijtë e Shqipes” nuk është vetëm një emër i bukur, por një organizëm në funksion të bashkësisë sonë, këtu në Filadelfia. Nëpërmjet punës së madhe, gjatë tërë këtyre viteve, ajo është bërë e njohur në të gjithë diasporën shqiptare. Vetëm në vitin 2016, u organizuan,  gjithësej, 38 veprimtari të ndryshme, një numër që do ta kishte zili çdo institucion shtetëror, në Shqipëri e Kosovë. Kështu, përmendim ekskursionet në Ëashington DC e vizitat e ambasadave të Shqipërisë e Kosovës, me mbi 120 veta, në Nju Jork; vizita te Statuja e Lirisë e deri te veprimtaritë në Atdhe, si ajo e zhvilluar në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, në Farkë të Tiranës. E tillë është ndihma financiare e dhënë për të përmbyturit në Shkodër, për shtëpinë e fëmijve jetimë, në Tiranë e Vlorë, për Shoqatën e paraplegjikëve në Përmet, për grupin e fëmijëve autikë në Paskuqan të Tiranës etj. etj. Bashkatdhetarët tanë po konkurrojnë denjësisht në sektorë të ndryshëm të punës, të shkencës e të biznesit. Ndersa, në çdo hap, i shoqëron krenaria e origjinës dhe nuk harrojnë te thonë:“ Kuq e zi janë ngjyrat tona,/ mes flamurit jeton shqiponja;/ kokën lart e shumë krenarë,/i themi botës, që jemi shqiptarë!”. 

   

Kujtim i paharruar, nga festa e 15-vjetorit të Shoqatës “Bijtë e Shqipes”…  

Kryetari i Shoqatës “Bijë e Shqipes”, e mbylli ligjëratën e tij, me fjalët: “Le të gëzojmë së bashku, në këtë drekë festive, ku shpresojmë se muzika dhe gjithçka tjetër do të na sjellin kënaqësinë e këtyre orëve, që do të kalojmë me njëri-tjetrin, duke uruar: “Bijtë e Shqipes”, në Filadelfia, festofsh edhe shumë përvjetorë të tillë të suksesshëm, me ndihmesa të tilla atdhetarie!”

Pastaj  Lorena i drejtoi atij një pyetje: “ Z. Tajar, çfarë do të veçoni nga jeta e Shoqatës, gjatë këtyre vitëve,kur ju jeni në drejtimin e saj?”  Se ky fillim ceremonial, ishte programuar me pyetje dhe përgjigje, për të gjithë anëtarët e këshillit drejtues. Ajo thirri në krye të sallës, me radhë, sekretarin e shoqatës,  Llazar Veron; ish-kryetar i dytë i Shoqatës, Bujar Gjokën; zëvendëskryetarin e parë, Sadik Elshanin; ish-kryetarin e katërt, Dritan Matrakun; zëvendëskryetarin e dytë dhe anëtarët e tjerë të këshillit drejtues: Bashkim Bërdufin e Suela Temen, si dhe anëtarët më të rinj të këshillit drejtues:. Haki Çollakun e  Sokol Hasën. Iu drejtonte atyre nga një pyetje, dhe përgjigjet e të gjithëve, së bashku, nxorën në dukje punën e madhe të bërë nga kjo Shoqatë, në këta 15 vite.
Duhet thënë këtu se, në këtë festim, për arsye objektive, mungonin: George Ziu, ish-kryetar i parë i Shoqatës;. Petrit Zanaj, ish kryetar i tretë i Shoqatës dhe  Bujar Çela, anëtar i këshillit drejtues.
Mbas intervistave, që treguam më sipër, drejtuesja e programit përmendi emrat e Elvira Budos, Suzana Vangjelit, Frida Sulos, Orela Sukut dhe Erblina Koks, që kanë dhënë ndihmesën e tyre, në vite, si anëtare të këshillit drejtues.
Në fund, ajo iu drejtua sallës: “Kam lindur në Shqipëri, jam larguar prej andej e vogël dhe jam rritur në Greqi, kurse tani banoj në Filadelfia..”..

Ndërsa të pranishmit uronin organizatorët, për këtë ngjarje të zhvilluar në shkallën më të arrirë. Po ashtu, nuk munguan edhe urimet për jubileun e ardhshëm, 20-vjetorin e Shoqatës. Edhe organizatorët uronin dhe i shprehnin njëri-tjetrit kënaqësinë, që u fali kjo festë.

  1. Pastaj radha iu la muzikantëve, këngëve e valleve. Këngëtarët Kujtim Shehu dhe Anilda Jaupllari, të shoqëruar nga instrumentistët Ilmi Kacani dhe Fil Avdia, me atë mjedis të gëzueshëm që krijuan, i dhanë festës ceremoniale, bukurinë muzikore dhe gjallërinë e valleve, gjatë tërë kohës. E gjithë festa e këtij 15-vjetori, ishte programuar më së miri dhe e ndërthurur me intervista të ndryshme, me përshëndetje, shpërndarje vlerësimesh dhe këngë e valle.
    Mbas një momenti muzikor, nga Erblina Koka u ftua. Juvenicio Gonzales, i cili përshëndeti në emrin e Lieutenant Governor, Mike  Stack dhe i dorëzoi  Tajar Domit, përshëndetjen speciale, të firmosur nga Mike Stack, shoqëruar me një foto të tavolinës së punës së tij.
    Mbas fjalës së Gonzales, mikrofoni iu dha  Filoreta Lulit Faber, e cila falënderoi organizatorët e festimit për ftesën, që iu bë, shpreu kënaqësinë që ishte pjesë e këtij festimi dhe vlerësoi punën e madhe, që bën Shoqata “Bijtë e Shqipes”. Shumë kuptimplot ishte një nëntekst i shkurtër i saj: “Më keni vënë në “sherr” me shoqatat e tjera, mbasi kam ardhur më shpesh te ju dhe më pak tek ata!?”.
    Mbas përshëndetjes së saj, sekretari i Shoqatës i dorëzoi asaj, vlërësimin “Miku i Shoqatës”, dhënë me vendim të këshillit drejtues. Po ashtu, i njëjti vlerësim iu dha edhe Vlora Çitakut (në mungesë), Ambasadore e Republikës së Kosovës në Ëashington DC.
    Një mjedis të gëzuar krijoi grupi i fëmijëve të shkollës shqipe “Gjuha Jonë”. Me një program artistik të shkurtër, por mjaft cilësor, nën drejtimin e mjeshtrit Hamdi Gjana, ata përshëndetën Shoqatën, në jubileun e saj të 15-të.
    Në vazhdim, mikrofoni kaloi për Prof. Dr. Skënder Kodrën, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikanë,në Nju Jork, i cili solli përshëndetjen e saj. Ai theksoi bashkëpunimin e mirë ndërmjet tyre, vlerësoi lart punën e Shoqatës “Bijtë e Shqipes” dhe paraqiti “Aëard Certificate”, për Shoqatën, por edhe i dorëzoi Llazar Veros një çertifikatë të tillë.

Përshëndetje, për këtë festë,kishin dërguar edhe Dr. Adem Harxhi, anëtar i kryesisë së Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Nju Jork; Teuta Sahatçiu, Konsulle e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, në Nju Jork, si dhe Bedri Buzi, anëtar i vjetër i Shoqatës, me banim në Tiranë.

Grupi artistik, që i dha gjallëri të veçantë, festës së përbashkët…

Përsëri muzikë, këngë e valle… Në vazhdim, në një çast të shkurtër, u ftua pranë mikrofonit, miku ynë më i afërt, dhuruesi i shumës, me të cilën u ble ndërtesa e Qendrës Kulturore,  Benjamin Risilia, të cilit iu dorëzua vlerësimi “Njeriu i vitit 2017”, ku thuhej: “Pas dhurimit të $ 64,000, për blerjen e ndërtesës së Shoqatës, ai vazhdimisht, edhe gjatë vitit 2017, ka punuar për organizimin e një fushate financiare, për blerjen e një mjedisi më të madh, për Komunitetin Shqiptar në Filadelfia”. Mbasi falenderoi për vlerësimin e bërë, ai theksoi se nuk do pushojë së ndihmuari Shoqatën, me të gjitha mundësitë dhe rrugët e tjera të mundëshme.
Në vazhdim, grupi muzikor plotësoi më së miri “shijet” e pjesëmarësve.
Më pas, përsëri një i ftuar tjetër. Këtë radhë Adnan Mehmeti, President i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, me qendër në Nju Jork. Ai shprehu kënaqësinë, që merrte pjesë, si i ftuar, në këtë festim dhe vlerësoi lartë punën e shoqatës. Në përfundim, ai  dhuroi një pllakatë të Shoqatës, president i së cilës është, me urimin për 15-vjetorin e Shoqatës “Bijtë e Shqipes”. Po kështu, dhuroi dy numëra të revistës “Pena”, organ i asaj Shoqate, të shoqëruara me librin e vetë: “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë – Aktivitete dhe Krijimtari”, botuar në vitin 2016.
Më tej, sekretari i Shoqatës, shpërndau disa vlerësime, me vendim të këshillit drejtues të saj, për këtë 15-vjetor. U vlerësuan me “Nderi i Komunitetit”, Silvana Çumani, mjeke dentist dhe Mexhit Koboci, bisnesmen; me “Anëtar i dalluar i shoqatës” , Abedin Teme; me “Pishtar i gjuhës shqipe”, Lindita Hyskon, mësuese; me “Çertifikatë Mirënjohjeje”, Edmond Ismailatin, anëtar i vjetër i Shoqatës, me banim në Nju Jork; Suela Temen, Frida Sulon, Kalosh Kupën dhe Ahmet Shabanin. U njoftua se, disa ditë më parë, gjatë muajit maj, në qytetin e Vlorës, nga sekretari i Shoqatës, iu dorëzua “Çertifikatë Mirënjohjeje”, Laureta Petoshatit, anëtare e grupit nismëtar për krijimin e Shoqatës, tashmë me banim në këtë qytet. Kurse, një ditë mbas festimit, iu dorëzua “Çertifikate Mirenjohjeje”, Kalosh Kupës, në vendin e tij të punës.
Përsëri u vazhdua me këngë e valle, me të cilat u mbyll kjo festë e gëzueshme e Shoqatës “Bijtë e Shqipes”.
Gjatë tërë festimit, kameramani i Shoqatës, Florian Bezhani, si dhe ai i ardhur nga Nju Jorku, Adem Belliu, filmuan. Por edhe kamera të shumta fotografike, nëpër duart e pjesëmarrësve, fiksuan çaste të bukura e të paharruara të këtij festimi. Në fund, u bë edhe një foto masive e pjesëmarrësve, si kujtim nga ky festim mbresëlënës.
Në mbyllje, po tregojmë se gjatë tërë këtij festimi, pjesëmarrësit merrnin edhe librin e fundit të Shoqatës, me titullin, “Bijtë e Shqipes – 15”. Ai fikson e dokumenton jetën e Shoqatës sonë, në vijim të librit të botuar pesë vjet më pare, në 10-vjetorin e saj. Po ashtu, u shpërndanë edhe stilolapsa, me siglën e Shoqatës “Bijtë e Shqipes”, përgatitur dhe sponsorizuar nga mikja e Shoqatës, poetja Ilirjana Sulkuqi, me banim në Nju Jork.

Filadelfia (Amerikë), qershor 2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s