Poezi nga Rrahman Hyseni

Poezi nga Rrahman Hyseni

 

Ankthi parazgjedhor

Ndërsa pas zgjedhjeve
të gjithë jargaviten
E gjaku nga frika u ikën

Kur bie fjala
-Çka pas?
-Ka dhe më keq
Për djall a për dreq

Shumëkush
është vështirë ta ndjejë
veten të rëndësishëm
dhe të suksesshëm
Para tjerëve shtiren si fitues
Joooooo e Poo !….
Si shqiptarë
jemi të shpërndarë
njëri flet nga diaspora
njëra në Shqipëri
e disa tjerë në Kosovë
Sa shumë lojëra fjalësh
T’bëjnë menç të dalësh
të gjith shkruajnë
-duam drejtësi
duam ekonomi të zhvilluar
disa nga mllefi shpërthejnë
me turpin e banalitetit

Sa po pendohem
që po shkruaj
Por edhe shumë po vuaj
sepse dhe unë mund
t’i ngjasoj ndokujt
Sa bukur m’u kujtua:
fëmijët e vegjël
sapo marrin këmbët
kur rrëzohen
shokun afër
shikojnë me inat
dhe nëse dinë të flasin
thonë
– ai pati faj
o i dashur dhe e dashur
po mbushem me ide
deri sa jam në fund të rreshtave
m’u kujtua përrallëza
“Dhelpra dhe rrushi”
-oh, sa doja ta mbërrij!
lëngu rrëshqet nga goja
pas mosmbërrijtjes
ngushëllon veten
-po më duket, i tharrtuar qenka!
M’u kujtua për dreç
dhe kjo kushë nuk është për vete
për kë është se lavdron veten
ju marrtë goja
hajt se nuk gaboj të them ndoj fjalë
gaboj e qëlloj
M’u kujtua fjala e plakut
-kam tre djem shumë të mençur
për çdo punë njëri qëllon
njëri thotë
– do të bie nesër shi
e një
– do nxen dielli
tjetri thotë
– do jetë ditë e vëranët !
Çdo ditë njëri thotë të vërtetën
Kam ndërmend
dhe storjet në facebook
një shkruan t’u pi çaj
një kritikon duke udhëtuar në tren
e një tjetër ta bën lëmsh
kimi, histori, gjografi e matematikë
disa janë me vonesë e nguten
me storje të njëpasnjëshme
– isha, po dal, po hyj, vizitova,
u luta, dëgjova
shpërndan dhe ato të një prillit
të palexuara në fund
-aprilllli!…..
Nga pësimi vjen mësimi
gabimi i dytë nuk falet
Naimi tha
-punë punë natë e ditë!….
e Mithat Frashëri
-shqiptarët do ta fitojnë çdo luftë,
kur të kenë mbaruar luftën mes vete
Migjeni me “poemën e mjerimit”
dhe ëmbëlsira në fund, Ismail Kadare:
“Ne mund të jemi gjithçka,
veç një gjë nuk jemi:
ajo që kujtoni ju”

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s