Poezi nga Zyba Hysa

Poezi nga Zyba Hysa

 

LIRIA ËSHTË THJESHT DËSHIRA…

Kur erdha në jetë gjëja e parë q’bëra,
Si gjithë tjerët…qava,
Pa ditur se si jeta do t’ishte,
Për të qeshur… a për të qarë…
Krijova vetëdijen,
U përpoqa t’i shmangem vajit,
Duke ngritur mure prej drite
T’mos më ngatërroheshin këmbët,
T’përfundoja tuneleve dhe errësirave…!
( Muret prej drita kanë aftësi të mbrojnë,
Por dhe s’të pengojnë të hedhësh hapa,
Për të prekur horizontet e përflakura…)
Ç’faj kisha unë q’shkoja udhëve me dritë,
Kur tjerët më thonin të ecja qorras në errësi?
Këtu kuptova se mungonte liria,
Më e shenjta gjë q’njerëzia,
Të shpalosë të qënurit NJERI!
Dy rrugë kisha;
Të kapërceja barrikada,
Apo të zgjasja dorën skllavërisë për t’u bërë skllav i saj!!!
(Më mirë 1 ditë e lirë, sesa 100 vjet e robëruar!)
Dhe fillova të shqyej prangat një nga një,
Të parat pranga ia hoqa guximit,
Më pas zemrës së shpërfillur,
çdo ditë përulesha ballëndriturve,
U merrja dritë dhe shtoja përmasat murit të rrethimit…
U ndjeva e lirë mes betejave të jetës,
Përmes përpjekjes…!

E thashë gjithë këtë,
Të kuptosh qëllimin e qortimeve të mia,
Për të thënë: “Sa vlerë ka për njerinë liria!”
Se liria nuk është shfryerja epshesh,
As pazare duke shitur veten dhe blere tjeret se të duhen,
Liria është të jesh vetëm,
E të ndjehesh i rrethuar me ata që do,
Liria është kur timonin e mban shtërnguar,
Edhe kur dallgët të përplasin,
Të fundosin,
Të mbulojmë,
Prapë të gjesh forca,
Nga ata q’ ruan brende vetes,
Thjesht se i do dhe të duan!

Tash kam kuptuar se të mungon LIRIA,
Atë s’mund t’a jap UNË,
Atë s’mund ta japë as PERËNDIA,
Liria vjen duke mos u komandurë,
As duke pasur frikë,
Si një njeri nga hija e tija,
Liria është thjesht DËSHIRA,
Për të qënë I LIRË,
Njeriu kur përqafon SKLLAVËRINË,
SKLLAV NDJEHET MË MIRË!!!

 

LOJA E FATIT…

Ti u jep forcë buzëve të tendosen,
Të marrin formën e lindjes së diellit,
Vetëm Ti i mësove si ato të puthen
Pa zjarr epshi, me flakën e shpirtit!!

Ti më mësove të dua në heshtje,
Puthjet t’i dërgoj në lotët e mallit,
Dhe kur kemi pas mosmarrëveshje,
Merremi vesh… me valët e zjarrit!

Ti vetëm Ti s’më ule në gjynjë,
Me fjalë tunduese si lojë e djallit,
Përmes shqetësimit solle tek unë,
Pasuri të madhe si n’lojrat e fatit!

Pasuri q’ndezi të marrat dëshira,
Si në vitet e hershme… të rinisë,
Thuhet, por ndodhka dhe mrekullia
Rrëzova gjithë vitet q’kam mbi kurriz!

Me zjarr rinie q’vatrën mban ndezur,
Kam hedhur hapa drejt perfeksionit,
Edhe ndonjë ves që rrinte i fshehur,
U vysh… u tha… mbi ta medalioni!

Qëndron medalioni pranë zemrës,
Shkruan vitet aty virtytin e BESËS,
Medalion diamanti i qëndron femrës,
Ndjehet, jeton, fat’n e Mbretëreshës!

 

DHURATË…

Edhe gjumi është ripërtëritës,
Edhe heshtja po ashtu është!
Gjumi pa ëndrra është sfilitës,
Siç është heshtja q’s’flet pa zë!

Heshtin njerzit kur kapen “mat”
Kjo është heshtje e pendesës!
Hesht njeriu kur ka folur gjatë,
Të mbulojë turpin gënjeshtrës!

Hesht njeriu kur s’ka çfarë thotë,
Për të thënë troç një të vërtetë,
Se ka frikë se mos shkakton lotë,
S’qënka mirë të jesh i sinqertë!?

Hesht dhe nëna kur pi foshnja,
Dhe dy vetë kur puthen gjatë,
Heshta unë e pse shpesh fola,
Heshtjen mora si dhuratë!

 

KËTO DITË…

Këto ditë kam pasur mjaft kohë të dëgjoj muzikë,
Ta përzgjedh atë në tingujt q’universi,
Krijoi për shpirt…
Duke marrë me të mirë shpirtin,
S’ndjej dhembjet sëmundjes së pamëshirshme,
As mungesën e punës së përditëshme…
Shpirti dehet nga perlat e kohëve,
Q’s’ka kohë t’i ndryshkë,
(Ashtu si dashurinë tonë s’ka mundur ta vyshkë)
Por i bën të përjetëshme në botë të botëve..!
Ti dhe muzika më keni qëndruar pranë,
Ajo me tinguj q’dëgjohen,
Ti me tinguj q’ndjehen,
E unë çel si lulja nga preka e agut,
Dhe e shoh sëmundjen prej së largut..

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s