Spektër rrugësh… / Nga: Fatbardha Sulaj

Spektër rrugësh…

 

Nga: Fatbardha Sulaj

Tek pres të hapet sinjali për të kaluar në anën tjetër shoh  një nga urbanët e  ndalur  në krah, në fakt më bëri përshtypje vendosja e numrave, risi e kohëve të fundit ,hodha  vështrimin  në gjithë gjatësinë e tij. Askush nuk tregon interes per askënd, të gjithë me telefona në duar dhe të përqëndruar mbi ekranet e celularëve.

O zot, ç’ bëhet kështu – them me vete, askush nuk shikon, as ngjyrën e syve nuk mund t’u  vësh re njerëzve, sepse këtë mundësi ta merr telefoni, besoj që dhe për të zbritur i kujton fatorino nga që ulëret fort “Stacioni trenit”, “Don Bosko”…., se ndryshe do të përshkonin disa unaza për gjithë ditën rreth Tiranës. Sa keq që koha ikën jashtë sensit të jetës, ngjan si fushë jashtë fizikes, ndoshta është normale, ndoshta ka kapërcyer kufijtë e reales?! Ndaj dhe pranohet një lidhje online me të vdekurit, ose një intervistë interesante me ta, apo me botë te tjera paralele, sepse nuk do jenë të përqëndruar te telefoni, ashtu sikur qënia njerëzore e ditëve të sotme…

Vendos të eci në këmbë për të testuar sa njërëz do mund të  shohin. E di do thoni, kjo ka të bëjë se sa figurant është dikush për ti hedhur sytë. Në një bar me tavolina mes trotuarit tre njërëz i tërheq zhurma e takave, të tjerët mbi telefon. Në ecjen në këmbë mundësia të shohësh apo të shohin është në varësi të përdorimit të telefonit, dhe nëse  vështrojnë fytyrën,  këpucët apo shikimi të bie mbi xhinset, fundin…kjo ka qënë spontane. Të besdis mendimi aty ku gati prek tavolinat, mos u shqetëso është sikur je vetëm ti dhe rruga. Nëse do kishe dalë nga Muzeu i Dyllit i Madame Tussauds nuk di si do ishte, por jo kështu.

Mendoj të ulem, veç shkëmbimit të disa fjalëve me kamarierin, nuk hasa më asgjë, pasi secili shijonte kafenë me celularin. Po bëj dhe unë si ata…

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s