Poezi nga Tyran Prizren SPAHIU

Poezi nga Tyran Prizren SPAHIU
 
 
EJANI NË SHTËPI!
 
Krenar shumë, mërgimtari në perëndim,
me virtyte të huaj i pajisur,
ndjenjat i ka të tretur,
thotë…me integrimin bashkëjetojmë!
 
Sot, shijon mëmëdheun e bukur,
pa kufi është, lirë frymon,
begatit e dhënë, pasur me natyrë,
sheh, thotë…e dua atdheun.
 
them, or burrë, guri që peshon rëndë,
vatra është, ajo atërore,
mbledh fis, jaranë, në një vend,
oxhak, ku brezat kanë jetuar prore.
 
Shkuar je, për bukë të gojës,
humbur në fillim, kërkoje punë,
dera e huaj, thithi gjakun e rinisë,
ndjehesh i lodhur, braktisur me vetmin.
 
Eja, kthehu në tëndën shtëpi,
fis, farefis, me bukë e krip të presim,
jemi këtu, etur për miqësi,
ju mirëpret, gjuha shqipe që flasim.
 
bukur është, kohë pakëz kemi nevojë,
sheh ndërtimet, detin e gjërë,
thërrasin muzgjeve, shqypet kërkojnë,
thojnë, të shtegtojnë në mirësi të bashkuar…
 
 
 
 
…FËMIJËT NUK KTHEHEN…
…tjetër gjak kulturë frymon…
 
…e lehtë muzikë, nga epshi i përcjellur,
fontana e dëshirës rininë fton,
mbledhur janë të lumtur,
oazë kjo që dashuri ofron.
 
Ndëgjova papritmas të bukurën gjuhë,
atë Arbnor, pakëz të thyer,
jeni shqiptarë? Pyeta unë zëhollë,
apo, këtë gjuhë keni mësuar.
 
Jemi shqiptarë, lindur në gurbet,
kujtojmë kohën e etërve tonë,
jemi këtu, atdheu ynë është,
luftojmë për të, na zgjon krenarinë.
 
Shikjo, sheh Alpet dhe akullnajat,
burojnë lumenjt të pastër si loti,
likjenet me ujë të ëmbël,
magjeps shijen, është vet arti.
 
Zhgënjyer, i hutuar pa masë,
imagjinova të bardhën flamur,
ndëgjova fjalë të panjohur pëshpëritës,
thashë..paçit djem ditë të mbarë.
 
 
…PLEQTË KTHYER JANË NË SHTËPI
 
Ftuar nga atdheu,
netëve të gjatë ëndrroja fshatin tim të lindjes,
djersitur, etur, shikjoja jashtë,
sytë gjysmë të përlotur, vatër rrënues.
 
Ngrita bukurën shtëpi, fshatin të zbukuron,
kujton palatën e njëmijë e një net,
ndërtuar në kodër, në nënqiell lartë,
banorë janë dy, braktisur kanë gurbetin.
 
Larg atje, fëmijët kanë mbetur,
martuar janë, gëzojnë pasardhësit,
në shtëpinë afër fontanës të vendosur,
takohen shpesh të shqipes djemt.
 
Ditët e kënaqësisë, në idilën e qetë,
bashkëjetojnë, moshuarit gjysëm të kënaqur,
të ndezur dritat presin gurbetqarët,
ndoshta do vijnë, shumë janë të përmalluar!
 
Stinë edhe një kalon, dimri troket,
ndëgjohet asgjë, në të bukurën godinë,
në mëngjes, thyer derën duhet,
vallë, mos ndoshta janë në nevojë
 
Përqafuar si zogëza, të dytë,
larguar janë, nga kjo botë e shkurtër,
me shikjim kah dritarja, lotur sytë,
u ndan nga jeta shumë të zhgënjyer.
 

Kur iluzioni, trashendentja, fantastikja, e përjetshmja- janë përtej të vërtetave reale ( Portret artistik i piktores autodidakte Inxhiriana Roli ) / Nga Vladimir Avdulla Muça

Kur iluzioni, trashendentja, fantastikja, e përjetshmja- janë përtej të vërtetave reale (Portret artistik i piktores autodidakte Inxhiriana Roli)   Nga Vladimir Avdulla Muça Pak e njohur nga bota metropolitane e pikturës, por shumë e njohur nga ata artdashës që kanë … Continue reading

Poezi nga Vaso Papaj

Poezi nga Vaso Papaj   Kapriço vere në Dhërmi U sulen retë, tabore lufte E zbritën turravrap. Me bajoneta zhveshur krejt, Vetëtinin nëpër natë. E kuturisën përmbi tokë Me shpata farfuritëse. Si djersë e gjak, shiu me sqotë Përplasej mbi … Continue reading

Poezi nga Lida Lazaj

Poezi nga Lida Lazaj   Dy qershiza Çukitur nga zogjtë, kafshuar nga jeta ngrënë netëve njëri tjetrin deri në bërthamë plot lëng e shkëlqim në agshol ne të dy, si dy qershiza në një rrëfanë. Sklerotike, e tymtë, aromëmyshku kujtesa … Continue reading