PAS LEXIMIT TË KËTIJ LIBRI… ( Rreth librit me poezi ’’I NJËJTI ZË NJERIU’’ i poetit lushnjar Miltiadh Davidhi ) / Nga: Prof.dr. KLARA KODRA

PAS LEXIMIT TË KËTIJ LIBRI…
 
Rreth librit me poezi ’’I NJËJTI ZË NJERIU’’ i poetit lushnjar Miltiadh Davidhi.
 
 
Nga: Prof.dr. KLARA KODRA
 
Në këtë vëllim të tretë me poezi ndeshim një ecje përpara, pa tradhtuar thelbin e vet poetik, të një autori me zë origjinal të rritur në atmosferën e letërsisë së pasdiktaturës.
Miltiadh Davidhi, ky poet ‘’provincial’’ nga origjina, po me frymëmarrje evropiane, dallohet për një pasuri figuracioni, që buron nga një fantazi e guximshme në vendosjen e korre- lacioneve dhe për një penel fin në dhënien e tablove apo vizatimin e portreteve.
Poezia e tij çuditërisht lëkundet midis hermetizmit dhe një dëshirë për qartësi, është një poezi elitare e me finesë të ve- çantë. Drejt hermetizmit Miltiadhin e çon prirja pë thellësi, por zemra e poetit zbulohet herë pas here si një fryt ngjyrë- bukur që ta bën me sy nëpërmjet gjeth-najës së bollshme të figuracionit,metaforave,simboleve dhe epiteteve.
Miltiadh Davidhi ka, për mendimin tim,vendin e vet midis poetëve hermetik bashkëkohës,është ndër hermetikët më të ‘’qartë’’. Shkreptimat e aktualitetit në poezinë ekzistenciale të këtij aotori,sipas meje,janë më të qarta në këtë vëllim ku gjejmë aluzione për krizën politike siç ndodh në vjer- shën tragji-komike ‘’Busti’’ apo poezi që pasqyrojnë dramën e emigracionit.
 
Miltiadh Davidhi
 
Poezitë ‘’aktuale’’ të autorit nuk qëndrojnë nën nivelin e poezive që mishërojnë problematikën ekzistenciale të da- shurisë,të kuptimit të jetës dhe të vdekjes.
Poeti spikat për koncizitet dhe për parapëlqimin efigura- cionit mbi detajin.Ai di të zgjedhë figurën apo rrjetin figurativ që shpreh idenë e poezisë, pothuajse gjithmonë e shkurtër, po tepër shprehëse.
Heroi lirik i poezisë së Miltiadh Davidhit është ‘’qytetar i botës’’, po e ushqen mikrobotën e vet poetike me limfën e gjallë të një mikrobote shqiptare që ka fushat, lulet, bimët e veta dhe veçanësinë e njerëzve të vet.
Këtu luan rolin e vet dhe autobiografizmi( mund të kujtojmë edhe poezitë për nënën, djalin, vajzën dhe veçanë- risht për xha Petin, një karakter tipik shqiptar me stoicizmin e tij burrëror para vdekjes).
Poeti i derdh figurat bujarisht, si një breshër brilantësh nëpë lirikat e veta.Mes pozhmit të lirikave ka çeltina me përndritje blerore që s’verbojnë,nuk t’i vret sytë,sepse janë përndritje të buta thellësisht që s’janë të pakta në libër. Sido- qoftë profili i këtij poeti spikat në peizazhin poetik bashkë- kohor hermetik dhe pas hermetik.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s