Poezi nga Aqif Isaku

Poezi nga Aqif Isaku

 

LLAMBUSHKA E QIELLIT

Një llambushkë e madhe
Si ombrellë, si top
Derdh rreze shkëlqimi
Botës përmbi tokë!

Dhe sa bukur ai top
Me rreze të arta
Ngadalë qiellit fluturon
Sikur të ketë flatra.

Dhe ky top i madhërishëm
Se kursen dot veten
E ngroh botën, i jep shpirt
E n`tokë e ngjallë jetën.

Dhe kështu, ditë me radhë
Pa ndalë, pa pushuar
Rrugëton rrugës së tij
Jetë për të dhuruar!

Por, më shumë unë do ta dua
Llambushkën, që shuan terrin
Kur me retë dhe shiun
Do t`ma thur ylberin!

 

PSE MI FALE KËNGËT

Pse mi fal këngët
O zog pse mi fale
Kur këndon për mua
Në fusha e male!

-Të kam shok o djalë
Dimër e pranverë
Andaj për Ty këngët
I këndoj përherë.

Sepse ndihma jote
Kur jam në nevojë
Që vazhdon me vite
S`tregohet me gojë.

Dhe, sikur, ti Loni
Çdo fëmijë të ishte
Të mërzitur zog
Në botë s`do të kishte!

 

DHURATË VERORE

Seç m`u zbukurua dita sot
Kur dielli shkëlqeu qiellit
I mahnitur s`u përmbajtja dot
Dhe me vrap u ngjita bregut!

Dhe nën hijen e një lisi plak
Gjeta qetësimin shpirtëror
E ëndrrat më mikluan pak
Me gazin e ëmbël fëmijëror!

E aty, pranë një lisi të ri
Një gurrë ujin nga toka nxirrte
E dielli si piktor, për bukuri
Ylbere për fëmijët qëndiste!

Dhe në qiellin, si uji kaltëruar
Kur dielli digjte si kandil
Më përshëndeste duke kënduar
Me zërin e ëmbël një bilbil.

Për një çast unë u inspirova
Dhe ca vargje hodha në letër
Dy poezi fëmijëve u dhurova
Kur mbi lis më shikonte një ketër!

 

PSE?

Pse hëna bëhet drapër
Pse harkon ylberi
Ndoshta pse të dy
I përkëdhel dielli!

Pse fëmija zogun
E fton në lojë
Ndoshta për të
Ka nevojë.

Pse uji lag?
Pse ajri freskon?
Pse dielli ngroh?
Pse qielli kaltëron?!

Ndoshta dhuratë
I kanë nga natyra
Për punët e tyre
Për veprat e mira.

 

MËSUESES

Ne ishim zogj për ju
Ti ishe dritë e shpresë për ne
Tok flisnin, bisedonin….
Dhe mësonim diç të re.

Që ditën e parë na vezullove
E ndrite me shkëlqim hyjnor…
E kur ëmbël na buzëqeshje
Na jepje gëzimin përrallor!

Nuk mund asnjëherë të harrohet
Mundi që për ne ti dhe
Se katër vite pa ndalë punove
Që si yje të ndrisim dhe ne!

Dhe fjalët e tua ndër vite
Do t`i kujtojmë plot mallëngjim
Se ato ishin të ëmbla, të buta
Si lulja që çel herët në agim!

Por të lumtur jemi që të patëm
Mësuese të parë në mësime
Dhe me dashuri të urojmë
Jetë të gjatë dhe të mbara fillime!

(Pushime të mbara mësues e mësuese)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s