Poezi nga Hysen Grajçevci / Shkëputur nga vëllimi poetik ” Shpresë e përlotur”

Poezi nga Hysen Grajçevci
 
Shkëputur nga vëllimi poetik ” Shpresë e përlotur”
 
 
GJURMË NË SHEKUJ
 
Në hartën e vjetër
Shpupurisin shkronjat
Emrat lexoj me lupë
Rrudhi ballin
Shikimin mbaj
Në gjurmët e kohës
Lexoj fjalën “Dhembje”
 
Në shekuj kemi bërë historinë
Me shekuj
Jemi dergjur e regjur në prita
Me vite kemi rënë
Dhe jemi ngritur me ëndërrimin për shtet
Me ëndrrën Liri
 
Liria i ka rrënjët në gjak
Çmimin e ka dhimbje
Aty ku më së shumti dhemb
Kafshon
Dhe lotin ia nxjerr nënës
Lotin që përvëlon.
 
 
 
HESHTJA MITIKE
(Lasgush Poradeci)
 
Në sy
Në atë syrin e ngrirë në bronz
Të hetova shikimin
Në buzë ta lexova fjalën e pathënë
Vdekja mistike
Heshtjen e pate mike
Heshtja të ishte bërë dhe mit
 
Për vdekje shembull more Nositin
Amanetin sakrificë në vepër
I trishtuar për të vërteten
Të fshehtën ia rrëfeve liqenit
 
Tani për çdo ditë nga valëzat
Dëgjoj pëshpërimën e Muzës
Ndiej edhe psherëtimën e Nositit në flijim
 
 
 
HUMBËTIRË
 
Një lot shpesh se ç’më tradhëton
Vjen e rrjedh prej zemrës valë
Si ta shtrydhë këtë emocion
Pa shkruar shkronjë e pa thënë fjalë
 
Një drithërimë më përshkon shtatin
Netëve t’gjata pa dritë hëne
Është kalvar i dhimbjes së madhe
Dhimbje rrënqethëse nga zemër nëne
 
Është një ndarje që më trishton
Kur mendoj agun n’pranverë,
Si humbëtirë më duket dielli
N’kërkim shtigjesh pa gjetur derë
 
Si ortek një zë nga qielli
Vjen si heshtë ndaç thuaj shigjetë
M’kot bleron e lulëzon natyra
Krejt pa ju më duket shkretë.
 
 
 
E VETME
 
Në rrjedhë të vargut kam një mall
Zërin motër ta dëgjoj
Një boshllëk që mbaj në zemër
Je e vtmja që e lexon
 
Çdo mëngjes të thërras në kafe
Alfabetin në tavolinë
Gjatë tërë ditës vargoj në letër
Nga një shkronjë për poezinë
 
Fytyra jote më rri përballë
Lotin n’faqe askush s’ma fshin,
Zë i ëmbël nga zemra e valë
Si gurrë mali më sjell freskinë.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s