Poezi nga Lida Lazaj

Poezi nga Lida Lazaj

 

Dy qershiza

Çukitur nga zogjtë, kafshuar nga jeta
ngrënë netëve njëri tjetrin deri në bërthamë
plot lëng e shkëlqim në agshol
ne të dy, si dy qershiza në një rrëfanë.

Sklerotike, e tymtë, aromëmyshku kujtesa e kohës,
kur gishtërinjtë me një prekje ndiznin kurmet
dhe flakët fashiteshin në fytyra të lumtura vocërrakësh.

Tashmë, si dyllë i ngrirë në fund të shandanit,
kur qirinjtë digjen deri në palcë,
dy duart tona frymojnë pranë e pranë,
si dy gaforre të vogla, që lëvizin mbrapsht.

Ç`po ndodh kështu me ne o mik,
o bashkëvuajtësi im i byzylykut të artë,
zgjerohen hapësirat,
apo ne u mpakëm?

 

Sytë e mëngjesit mos i trishto

Erdhi ora të qeshim
Është koha të qeshim
Koha, që asgjë tjetër nuk do .

Harruar i ka ajo
Rrugët e përbaltura
Pabesitë, që ndeshi.
Dhe ti mos trego për shputat e përgjakura
Për rrugët e ashpra
Dhe hirin e ftohur të ëndërrave të djegura
Shtruar në to.

As supet krenarë
As flokët e zinj
As pulpat e këmbët e gjata
Nuk janë si më parë,
Por ti mos nguro
Nga kthina e errët e kujtesës
Nxirri sandalet e lehta të verës
Mbathi dhe shko.

Mbërriti ora të qeshim.

Ora, që vjen pas
Di vetë se çdo.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s