Poezi nga Vjollca Koni
DIKUR …!
Dikur të pata thënë se nuk ndryshoj dot!
Mes turmës së zhurmshme do të më njohësh?
Në metro, stacion treni, a kudo tjetër,
Mbase e vetmuar në një kënd të botës
Dhe si kometë t’ u shfaqa para syve!
Asgjë nga pamja ime s’ tu kujtua!
Unë qesha trisht e pavetëdijshme!
Ti, ktheve kokën, pse qeshi kjo grua!?
Në kërkim
Si e dehur, këputur nga vera lehonë,
kërkoj gjumin, që ka marrë arratinë!
Ëndrrave përpëlitem, humbur,
si flutur, në horizontin, pa kthim!
KUR?…
Kur syri s’të sheh, të shikoj me mëndje;
hapat t’i dëgjoj ,si rrahjet në zemër…..
Me erën, m’dërgon puthje, shpirtin ma ngjallë:
kur heshtja të përfshin, ndiej për ty ,veç mall!?
***
Dua ta mbaj buzëqeshjen !!
Kohë e pa kohë pse ma tret ?
Veç shiu kur bie rrëmbyeshëm zhduk gjurmët
Brenga ,halli ,trishtimi në SHPIRT lëndimin mbjell.