Poezi nga Zamira Agalliu

Poezi nga Zamira Agalliu

 

Ca vargje më sill !

Trazuam shpirtrat si helmi me gjak
Nuk dimë më ç’jemi një fund a krijesë
U dogjëm ndër fjalë pak e nga pak
Sa mollëzat e gishtave lotuan djersë

Mes shkëndijash ftohur ecëm përkrah
Shpresa sa keq që syrit u shemb
Fjala çan gurin e pemën e than
Brenda tyre diçka më dhemb

O dritë e plotë që ligësht të shoh
Mos lejo heshtjen të tres çdo kujtim
Ca vargje më sill që të humb në to
Nje fjalë një denesë a përgjërim .

a@z

 

***

” Ç’ fund paskan thurur perënditë për mua,
që natyra më shtyn gjithnjë të vuaj
veprimet e mia më fisnike
dhe më të guximshme” ?!
…………………………………………!!..

a@z

 

Xhelozi ‘ !

Larg nga qielli im i kaltër ,
ti re e zezë
që sillesh e verbër
dhe mbulon hartat memece
te ndjenjes së brishtë .

Trishtim që bie si shiu acid
e shuan zjarrin e shpirtit.
ik ….larg ….larg….ik..

Shko atje në polin e ngrirë
të veriut ,
e leri të treten dashuritë
në telat e ekuadorit ,
ku qielli merr emrin
e ditës më të lumtur .

Siperfaqa e tokes lëmohet ,
Malet zbuten
e kërkojnë të përkëdhelin
brigjet e virgjëra .

Çdo cep toke
e quan veten Paris !!!

a@z

 

Metafora !

Me Metaforen lindëm në një natë
Dhe Ditëlindjet Ajo feston me Mua
Të Dyja kemi bërë të njejtin pakt’
Qe as japim e as marrim hua …

a@z 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s