Sa jetë ke Adelë? / Nga: Sabina Darova

Sa jetë ke Adelë?
 
 
Nga: Sabina Darova
 
Adela më thirri për një kafe këtë mbasdite. Si gjithmonë, kur ka diçka për të thënë me heshtjet e saja. Njihemi prej vitesh e duhemi shumë.
Parkoj makinën pranë lokalit, 15 minuta përpara takimit  dhe vendos të bëj dy hapa në parkun që ndodhet ngjitur. Kufjet në vesh, gjurmë të qeta mbi barin e butë, flegrat e hundës në gjuatje të aromave të luleve. Përhumbur në këte sonet të natyrës, ndjej një dorë që më prek mbi sup. Kthej kokën dhe njoh siluetën e saj.
E dija qe do të të gjeja këtu, më thotë. I buzëëqesh, heq kufjet, fik mp3 dhe e vështroj me gaz në sy. Më duhen vetëm pak sekonda dhe buzëqeshja shkon në arrati. E pashmangshme, që të mos vë re disa njolla ngjyrë mavi në cepat e buzëve, në mollëza e dy të tjera pranë veshit të djathtë. Përqark qafës, lidhur me kujdes nje shall i mëndafshtë  Hermes,  edhe pse bën nxehtë. Vështrohemi në sy. Ajo ul qepallat si një qepen i rëndë dere, si për të kërkuar mbrojtje nga drita verbuese që ka përballë, por pa dobi, nuk ka nevojë, e njoh. Jeta  e saj, varet në çengel, jetime prej kohësh si një çarçaf, në të cilin vizatohen konture gjymtyrësh që lëshojnë klithma.  Janë klithma pa zë, të stërvitura prej vitesh, ngjyrë mavi, të imponuara prej një zëri të njohur që i jeton pranë prej 20 -te vitesh.
Zëri  pushtetar i zotëron çdo kënd të trupit me dhunë, ashtu siç zotëron mrekullisht me oratorinë e tij mitingjet e panumërta apo tribunat e  debateve pranë televizioneve. Adela, lëkundet midis dy brigjesh tashmë e sprovuar, midis atij të rremit që i shkëlqen djallëzisht me zili botës, dhe atij realit, që i nxjerr ne breg veç petka vuajtjesh. Mbasi i sheh, i merr si një amvisë e kujdesshme këto petka,  e kërkon ti fshehë me naivitet poshtë mëngëve të kujtesës. Kjo,  i kalëron me tërbim bashke me vitet që i rrahin me kamxhik vithet.
Përse? – marr guximin, e pyes.
Me supet që  dridhen arrin të nxjerre vetëm  pak fjalë që godasin në kraharor:
–  E çfare rëndësie ka përseja? Rëndësi ka që kjo gjëndje vazhdon.
– E deri kur? –  e pyes. – Sa jetë ke Adelë?
Adela ul sytë e bëhet rrafsh me tokën. Nuk i lejon vetes ti depërtojë asnjë shteg ajri. Ajri për të matet me thërrime.
– nuk jam vetëm,- shton.
– ehuuu, sa e sa të tjera ka si unë?!
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s