NA ISHTE NJËHERË / NA ISHTE NJËHERË

Poezi nga Fatma Jasimi
 
 
NA ISHTE NJËHERË
 
Na ishte njëherë një vajzë,
që gjumi e zinte fushave me lulëkuqe,
që besonte tek njerëzit me çiltërsinë e saj,
Një vajzë që vall’zonte me ëndrrat,
E besonte se një ditë,
do ta jetonte ëndrrën e saj…
 
Na ishte njëherë një vajzë,
që shpirti i zgjohej sa ndjente aromë shiu,
Që ecte rrugëve e lagur, e lumtur…
Që mendonte se nuk kishte gjë më të bukur!
 
E ajo ndjehej gjallë, sa gjallë,
Kur ndiqte gjurmët e pafajshme të shiut,
Kur piklat ndalnin hapin flokëve të saj,
E lulëzat e kamomilit anërrugës,
Aromën ia falnin ajrit vërdallë…
 
Na ishte njëherë një vajzë,
Derisa njohu njerinë,
Se ashtu, e qelqtë qe përralla e saj,
U thye, por duart shumë e shumë i çanë
Se u munduan ta ngjisnin atë përrallë,
ku dikur frymonte një vajzë…
 
Por bota nuk ishte përrallë…
Ajo nuk ngjasonte me ëndrrën e saj,
Edhe pse sot e kujtojnë, e thonë,
Eh, na ishte njëherë një vajzë!
 
#Fatma_Jasimi
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s