Poezi nga Anjeza Dielli

Poezi nga Anjeza Dielli
 
 
HEROI IM
 
Ndërsa rrugicat e gurta rezistonin
muret ishin shembur,
ti në nxitim e sipër
më tregoje betejat e tua.
 
Bota e rrumbullakët u bë me qoshe:
te e para afishove gjithë puthjet,
te e dyta bëre revolucionin,
te e treta parkove biçikletën
dhe te qoshja e fundit
ëndërrat i vare si merimanga.
 
Isha e hutuar
nuk e di se si të ndiqja.
Kalatë që ndërtoje me mund të madh,
i rrëzoje vetë me një shikim;
me njërën dorë zbrisje diellin,
e si e fshihje pas shpine,
sillje natën e hënën:
të dyja bashkë i sillje,
miting ngjyra ngjyra, populli ishin yjet,
luftë me të gjithë bëje
e me asnjë sfitoje.
 
Kur të gjitha ç’ kishe për të bërë
i bëre
u shtrive sa gjerë e gjatë mbi divan,
fytyrën zhyte në një libër.
 
Unë përballë teje dalloja veç supin,
refuzoje ta zbuloje fytyrën si fëmijë i llastuar,
kur gjeta rastin që nuk e kishe mendjen
u lëshova e gjitha mbi divan e dorëzuar
e të thashë :
“të dua unë ty që kur kam lindur…!”
 
 
 
***
 
Pesë vitet e lopeve të majme janë ketu
e pesë vitet e lopeve të dobta po ashtu
unë në mes tyre
e fshehur në cepat e një ylli
që pret një deshirë që të zbresë në tokë
e deshira mbetet në buzë
e buzët heshtin;
pastaj unë bëhem lutje
e kështu zbres në buzët e tua
e filloj behem flutura e zezë e qëndisur
mbi kuvertën që mbulon gjumin tënd
e shkalla e drunjtë që si dihet nga e ka fillimin e mbaron aty ku sa herë ti më prek.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s